Rama në Bruksel: Po avokojmë të jemi pjesë e Parlamentit Europian, mos të nisim gjithçka nga zero kur të integrohemi! Të kemi ekip pa të drejtë vote

19 Shtator, 09:53| Përditesimi: 19 Shtator, 10:27

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli tha se po avokojnë që Shqipëria të ketë një ekip në Parlamentin Europian. Duke u ndalur tek procesi i integrimit, Rama tha se duhet të bëhen pjesë e organizmave të BE, jo për para, por për të fuqizuar lidhjet me BE dhe të çohet para procesi i inetrgimit.

Kreu i qeverisë tha se kërkojnë që të kenë një ekip në Parlamentin Europian, jo me të drjetë vote, por në mënyrë që mos ta nisin gjithçka nga zero në momentin që Shqipëria të ketë eurodeputetin e saj në BE.

"Ajo që po bën Ropke dhe që e ka përkufizuar tashmë në një status të ri, që është anëtarët e vendeve të zgjerimit, ose kandidatë, duke qenë pjesë e këtij komiteti, ky është drejtimi që ne duam të shkojmë, kërkojmë të bëhemi pjesë e organizmave të BE, jo për shkak të parave, por për ekspertizën dhe se anëtarët do kuptojnë se cila është e ardhmja, dhe nevojën për të fuqizuar lidhjet tona. Po avokojmë që të jemi të pranishëm edhe në Parlamentin Europian, jo me të drejtë vote, por me ekipet tona që do fillojnë të përgatiten për fazën kur do kemi eurodeputetin tonë. Pse të nisim nga zero, duhet të jemi aty me një status të caktuar për të pritur eurodeputetët shqiptarë në të ardhmen", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin në BE! Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi ekipin tonë në Parlamentin Europian


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?