Kryeministri Edi Rama ka vizituar Muzeun Uffizi në Firenze të Italisë, ku i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe regjisori Eike Schmidt, kryeministri është njohur me kryeveprat e muzeut. Rama u takua edhe me kryebashkiakun e Firences Dario Nardella ndërsa ishte i pranishëm në një event në Palazzo Vecchio.
Mediat italiane lokale e Firences, MET, duke e cilësuar kryeministrin Rama si të pasionuar pas artit, estetikës dhe njohës të mirë të veprave të shekullit të XVI, ai qëndroi për rreth 50 minuta duke admiruar veprat e artit,.
San Giovannino, Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena nga Bachiacca, shenjtorët Giovanni Evangelista dhe Francesco nga El Greco dhe portreti i Lucrezia Panciatichi nga Bronzino janë disa nga veprat që Rama pa nga afër. Përveç kryeveprave të Galerisë në katin e dytë, Rama u ndal “Modernistja”, Beteja e San Romanos nga Paolo Uccello e cila e ka frymëzuar kryeministrin-piktor në realizimin e veprave të tij.
Lajmi kryesor:
Rama në Itali: Erdogan nuk ka asnjë influencë në Shqipëri! BE e vetmja rrugë për vendin! Reformat për brezat e ardhshëm, por të jemi të durueshëm (VIDEO)
//ReportTv.al