Rama thumbon Kurtin: Ka në Tiranë e Prishtinë nga ata që nuk duan të kuptojnë që Shqipëria është zë i fortë në SHBA e BE! Kjo, nuk ndodhi se unë vesh atlete nëpër samite

12 Tetor 2023, 11:39| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 11:48

  • Share

Kryeministri Rama i kujton Albin Kurtit por dhe opozitës në Kuvend se Shqipëria sot është një faktor aktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe një zë i fortë në arenën ndërkombëtare.

 

Puna është se në Tiranë dhe në Prishtinë ka disa që nuk duan ta kuptojnë që Shqipëria nuk është më ajo e djeshmja në arenën ndërkombëtare. Nëse sot ne respektohemi si absolutisht të barabartë në çdo instancë dhe rrethanë. Vlerësohemi për dinjitetin dhe qartësinë që tregojmë me fjalë e me vepra. Pyetemi nga të gjithë aktorët kryesorë të komunitetit Euroatlantik që na konsultojnë rregullisht për problematikat rajonale.

Çmohemi si vend serioz që i besohet rol me rëndësi në tryezat ndërkombëtare, më e fundit zgjedhja e Shqipërisë në këshillin e të drejtave të njeriut të OKB-së, apo na kërkohen mikpritje samitesh të rëndësishme të këtij komuniteti këtu në Shqipëri.

Gjëra të paimagjinueshme deri disa vite më parë. Kjo nuk ndodh se unë vesh atlete nëpër samite dhe as se ata që na besojnë nuk dinë çfarë bëjnë apo nuk kanë se ku të mblidhen. Kjo ndodh vetëm se ne e kemi ngritur Shqipërinë në një nivel të ri dhe politikën tonë të jashtme në një stad të ri dhe pozicionin e shtetit tonë në rajon në një majë të re. Shembullit të kahershëm si faktor paqeje e stabilitetit rajonal I kemi thënë një rrezatim të ri prej një anëtari të denjë e të përgjegjshëm të komunitetit euroatlantik aktiv në mbrojtjen e interesit strategjik të paqes stabilitetit dhe progresit në rajon" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rezolutë të përbashkët për Kosovën, Rama akuzon Kurtin: Serbia mori dhurata politike nga gabimet e Prishtinës


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?