Rama në OBK për Inteligjencën Artificiale: 95% e shërbimeve sot në Shqipëri ofrohen online

23 Shtator, 20:33| Përditesimi: 23 Shtator, 20:44

  • Share

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në fjalën e tij në emër të Shqipërisë në selinë e OKB, në Nju-Jork, në “Dialogun për të ardhmen digjitale” se, “teknologjia digjitale me premtimin e saj për progres eksponencial është bekim për vendet në zhvillim”.

“Ne në Shqipëri e kemi parë në jetën reale dhe me përpjekjet përkatëse u bëmë një vend ku 95% e shërbimeve sot ofrohen online e ku sportelet dhe radhët e gjata janë tashmë histori e të shkuarës”, tha Rama.

Nga ana tjetër, shtoi kreu i qeverisë, “ne po shfrytëzojmë përparësitë e modelit të Inteligjencës Artificiale, për të çuar shpejt përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Gjithashtu, shtoi Rama, “po shohim në këtë drejtim edhe për ndërtimin e një modeli të ri plotësisht transparent dhe 95% të bazuar tek IA për prokurimet publike”.

Nga ana tjetër, theksoi Kryeministri, sigurisht teknologjia digjitale nuk është vetëm një bekim, po edhe një mallkim, si për shembull, sulmet kibernetike.

“Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët”, tha Rama.

Por tek e fundit, shtoi kreu i qeverisë, “nuk ka aspak dyshim se nëse do të jemi në gjendje të krijojmë një sistem, ku bota dhe komuniteti i kombeve të përfitojnë më të mirën nga premtimet e teknologjisë digjitale dhe në të njëjtën kohë, të frenojnë të gjitha efektet e dëmshme që mund të vijnë nga përdorimi dashakeq i saj, kjo botë do të ishte një vend shumë më i mirë”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nuri: 23/09/2024 20:58

    Edmond, je njeri i madh. Mesia i koheve moderne. Rrespekt

    Përgjigju
  • drejtesia: 23/09/2024 20:45

    Mjaft shite pordh se te ka hyre vetja ne qejf! Po le kokrren e namit,do i shohesh nji milion votat me dylbi mbrapsh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?