Edi Rama

Rama në Paris, merr pjesë në samitin e Sportit për Zhvillim

25 Korrik, 19:20| Përditesimi: 25 Korrik, 19:22

  • Share

Kryeministri Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në Samitin e Sportit për Zhvillim, e cila do të mbahet në prag të nisjes së Lojrave Olimpike “Paris 2024”.

Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një foto nga pritja në kryeqytetin e Francës.

“Paris, Samiti i Sportit për Zhvillim, në vigjilje të Lojërave Olimpike”, shkruan kryeministri.

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të nisë në 26 korrik.

Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë. Katër janë sportistë të kualifikuar, atletja Luiza Gega që do të garojë në 3000 m me pengesa, mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg).

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?