Shpërblimi i pranverës për pensionistët do të nisë të shpërndahet më 1 mars 2025. Të gjithë pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj, do të marrin 10 mijë lekë shpërblim, ndërsa ata që marrin mbi 20 mijë lekë do të marrin shpërblim prej 5 mijë lekë.
Ky vendim i qeverisë i miratuar më 9 janar është rishpërndarë edhe një herë nga Kryeministri Edi Rama në përgjigje të akuzave se nuk do të ketë bonus pranvere. Ky lajm i pavërtetë thotë Rama është përhapur nga ata që e kanë vizion akuzën, program kanë shpifjen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën.
'Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët! Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars. Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre', shkruan ai.
Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për… pic.twitter.com/sYTEROKZZ3
— Edi Rama (@ediramaal) February 19, 2025
Komente
