Politikë

Rama: Kush voton LSI-PD merr 69, numrin e djallit! Derrin maç do marrin, Ilirin lart dhe Saliun poshtë, ose e kundërta! Ky shi paralajmëron breshërinë e votave për PS!

17 Prill 2021, 16:23| Përditesimi: 17 Prill 2021, 18:15

  • Share

GJIROKASTËR- Nga Gjirokastra, kryeministri Edi Rama është shprehur se PS-ja nuk është gjunjëzuar nga tërmeti dhe pandemia globale, e për pasojë, sipas tij, asgjë nuk e pengon për të arritur majën.

Në fjalën e tij, Rama ka komentuar edhe në mënyrë simbolike kohën me shi me të cilën është karakterizuar motin gjatë këtyre ditëve.

“Ja doli një Rama ik se po prisja, gjithmonë e ka një zë, vazhdon koncerti, është i njëjti dhe ai ditëziu plaku i vrenosur i 1936 jeton si shpirt brenda atyre që nuk e durojnë dot, nuk e shohin dot simfoninë e punës sonë në të gjitha drejtimet. Ne nuk duam ta vazhdojmë rrugën vetëm , por duam që të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e fuqisë së madhe që na duhet për t’u ngjitur në majë. Nëse ne nuk do e harrojmë mësimin e madh që na dha tërmeti apo lufta me armikun e padukshëm, ne do të besojmë që përderisa nuk na gjunjëzuan këta, ne nuk ka asgjë që na pengon së bashku për të arritur majën. Dielli nuk është prezent se ka ditë me shi, por është shi që paralajmëron breshërinë e votave të PS nga veriu në jug, që do të sjellin fundin e këtij shiu për të na lënë barrën e madhe të përgjegjësisë që diellin e bukur Shqipërisë ta bëjmë të ngrohë çdo shtëpi shqiptare, kudo. Sot kjo është e mundur, se Shqipëria po lidhet në të gjithë territorin e vet me një infrastrukturore”, tha Rama.

Rama ka komentuar edhe takimet elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha, me një karvan makinash luksoze nga pas. Për Ramën, në ato makina qëndrojnë njerëz që duan të marrin “plaçkën e radhës”.

“Janë ata që duan të marrin doganat, tatimet, drejtoritë e shëndetësisë, kudo plaçkën e humbur që hap pas hapi ne po ia kthejmë Shqipërinë, duke ndërtuar një shtet të barabartë për shqiptarë. Le të çohet një mësuese dhe të thotë se e ka merituar vendin e punës dhe ka ardhur deputeti dhe e ka lëvizur, lë të çohet një prind, qoftë çoban apo arsimtar, apo kamarier dhe të thotë djali dhe vajza ime meritonte të hynte në universitet dhe ia mori vendin djali i një deputeti. Askush nuk mund të çohet. Se ne bëmë që askush të mos e prekte dinjitetin e tyre”, tha Rama nga Gjirokastra.

 

Ora 18:11
Fotolajm/ Rama nga Gjirokastra, rekord numri i qytetarëve që e kanë ndjekur takimin online

Kryeministri Edi Rama gjatë pasdites së sotme ka zhvilluar një takim përmbyllës me banorët e Gjirokastrës.

Në takimin e zhvilluar pavarësisht se numri i qytetarëve të pranishëm ishte i madh, të gjithë kanë respektuar masat anti-COVID dhe distancimin social.

Jo vetëm banorët e pranishëm të zonës kanë ndjekur takimin e kryeministrit por një rekord qytetarësh, plot 25 mijë e 900 e kanë ndjekur atë online.

Ora 17:40
Rama tregon mesazhin e mikes së tij: Basha fle 9 vjet, zgjohet 9 ditë dhe na sfidon me 9 orë punë

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi takimet e kryedemokratit Lulzim Basha ku sot ka ndaluar në 9 qytete.

“Nuk e kam marrë telefonin me vete po më erdhi një mesazh nga një mikeshë që banon këtu në Gjirokastër. Është një zonjë në një moshë goxha ta avancuar dhe më shkruante nuk vij dot o xhan po na ka sfiduar Luli. S’ka problem po ça sfide. Po se dëgjon tha Luli na ka sfiduar që në nëntë ditët e fundit do bëjë nëntë takime nga Tropoja deri në Sarandë. Fle tha 9 vjet, zgjohet 9 ditë dhe na sfidon me 9 orë punë. Kështu janë ndarë, disa me punë dhe disa me sfida, me llafe. Rëndësi sot është që në fund të këtij rrugëtimi që kemi bërë së bashku unë jam këtu me Mirelën, Bledin, Lertin, me të tjerë dhe jemi me kokën lartë. Se pavarësisht se kemi pasur pothuaj katër vite shumë të jashtëzakonshme, sot Gjirokastra, Tepelena, Libohova, Dropulli, Memaliaj janë shumë më mirë seç ishin”, tha Rama.

Ora 16:48
Rama: Kush voton LSI-PD (6 dhe 9), derrin maç do merrni! Ilirin lart dhe Saliun poshtë, ose e kundërta

Kryeministri Edi Rama ka treguar një bashkëbisedim me një fallxhore, para zgjedhjeve të 25 prillit, ku ka komentuar edhe me ironi numat përkatës të LSI dhe PD-së, në fletën e votimit.

“Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu. Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9 ke, vajte te 9, 6 ke. More 69 të mori djalli. Jam i bindur dhe jam i sigurt që ju qe jeni aty, keni ardhur nga Kuçi dhe ju dua shumë, e si pse, se i bini shkurt, i këpusni 12 dhe mirupafshim. Më tha dëgjo, e bukur kjo si lojë, por ua bëra se nuk është lojë fjalës, po c’lidhje ka shorti. Dhe më tha, nuk është as 6 dhe as 9, po Derri maç, Ilir poshtë, Sali lart, Saliu poshtë, Ilir lart. Presidenti thotë, tjetri thotë doktori. Kush voton 6 dhe 9, derrin maç ka. Ato që na ndjekin, u bëj thirrje që në këto kushte të jenë prezent në këto takime, duke filluar nga demokratët e Shkodrës, u them që Derrin maç do keni”, tha Rama.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qejfi: 18/04/2021 10:09

    69 eshte numr i bukur shume, ka simbolike te bukur. Sala ja thith Likes, likja ja thith Sales...

    Përgjigju
  • Gon sallata: 18/04/2021 01:57

    Sa bukur qe i ve ne loje saliun.meten ky edi rama,,,je shume lart o edi rama...nuk mund te te arrije asnje....ke shkuar shume lart..si pellumbat ballinj...une ne rini kam patur pellumba,,te gjithe fluturonin,;por pellumbat ballinj beheshin pike,,nuk arrije ti shikoje...keshtu je dhe ti edi rama je shume lart..dhe keta kapsollat nuk arrijne as te shikojne...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?