Ekonomi

Rama nga Llogaraja: Investimet do të sjellin turistë elitarë në Shqipëri dhe do të forcojnë ekonominë, një rrugë e re zhvillimi po hapet për banorët e zonës

14 Nëntor 2021, 12:35| Përditesimi: 14 Nëntor 2021, 13:11

  • Share

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se këto investime do të sjellin turistë të nivelit “A”, që do të thotë më shumë para për banorët, duke shtuar se kjo forcon ekonominë e vendit tonë.

Rama theksoi se këto investime po rrisin vlerën e tokave dhe provane, duke u bërë për banorët e zonës një rrugë e re zhvillimi të bujqësisë dhe blegtorisë.

"Duke mos lënë mënjanë pjesën tjetër e cila lidh Nivica poshtë me Tepelenën, pastaj drejt Përmetit, që ndërkohë po lidhet përmes një rruge të re me Leskovikut, për të kaluar në Kolonjë, që po punohet për lidhjen e shumëpritur me Korçën. Kjo do t’i japi mundësi turistëve dhe udhëtarëve, që në një kohë shumë të shkurtër të qarkullojnë në të gjithë këto territore që më parë ishte e pamundur, pasi duheshin shume ditë për t’u kaluar.

Sot flet vete, rritja e menjëhershme e vlerës së pronës dhe tokës në të gjithë pjesën e brendshme, jo vetëm në bregdet. Flet vete për faktin se tani i gjithë ky zhvillim i ka hapur rrugën, një realiteti të ri për prodhimin bujqësor dhe blegtoral të zonës, që nuk do të jetë më një prodhim mbijetese. Ky realitet i ri është pak vite përpara nesh, për të parë një rritje të natyrshme të prodhimit, në bregdet dhe me thellë.

Aktualisht është gati një investim fantastik në maje të Nivica, diçka e paimagjinuesme pak vite më parë, që ka pasur vetëm rrënoja. Sot kemi investim që është vetëm një dallëndyshe e parë i një zinxhiri qe sjell një investim të shtuar.

Këto investime që do të sjellë turistë të nivelit A, turizëm elitar, me shumë para për banorët. Shpesh dëgjomë ata që ankohen se Shqipëria nuk ka nevojë për investime të tilla, nuk ka nevojë për porte dhe aeroport, dhe më pas vjen ajo fjalia “populli po vuan për bukë”. Në fakt, pikërisht të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi më të fortë, në të ardhura shumë më të larta, që do të thotë shumë më tepër për njerëzit, që do të thotë paga më të larta.", u shpreh ai. 


Lajmi kryesor:

Nisin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, përshkohet në 7 min! Rama: Plotëson gjerdanin e investimeve të bëra në zonën e Labërisë! Sjell zhvillim ekonomik dhe turistik


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?