Edi Rama

Rama niset nesër drejt Gjermanisë, të enjten takim në kuadër të Procesit të Berlinit! Fokusi do jetë kriza energjetike dhe lëvizja e lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

1 Nëntor 2022, 18:48| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 19:06

  • Share

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama niset drejt Gjermanisë, pasi ditën e enjte, më datë 3 Nëntor 2022, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz, do të mbahet në Kancelarinë Federale një takim në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.

Gjithcka është parashikuar të nisi rreth orës 09:00 të mëngjesit, ndërsa pjesëmarrëse, përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor pritet të jenë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Sipas agjendës, ky samiti do të ndahet në dy pjesë, ndërsa fokusin kryesor pritet të marrë edhe situata aktuale energjitike, për të krijuar mundësinë e një bashkpunimi më të gjerë, por gjithashtu  në diskutim do të jenë  edhe disa marrëveshje, ndër to ajo që parashikon lëvizjen e lirë  nëpërmjet kartës së identitetit, si dhe njohjen e diplomave.

Komento

Komente

  • fiks: 02/11/2022 08:58

    iku prap ky, 365 dite ka viti 330 dite pushime ky tipi nga surreli

    Përgjigju
  • turi: 01/11/2022 20:07

    me avion linje,, apo me charter..????

    Përgjigju
  • Luan: 01/11/2022 19:27

    Bashkepunimi eshte celesi i suksesit dhe sidomos ne kete periudhe te veshtire qe po kalojme , ne dhe e gjithe europa.

    Përgjigju
  • Moli: 01/11/2022 19:26

    Hajt ardht me lajme te mira

    Përgjigju
  • Glori: 01/11/2022 19:26

    Na keni nderuar sa here keni shkuar jashte

    Përgjigju
  • Elsa: 01/11/2022 19:26

    I urojm suksese dhe udhetim te mbare Rames

    Përgjigju
  • Alban: 01/11/2022 19:25

    Presim vetem lajme sa me te mira nga ky takim , respekte.

    Përgjigju
  • Berti: 01/11/2022 19:25

    Shpresojme qe te vini me lajme sa me pozitive per vendin tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?