Kronikë

Rama poston videon nga kantieri i Ekoparkut në Durrës: Po merr formën përfundimtare, së shpejti një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive e zona pushimi

8 Shtator 2021, 08:14| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 08:20

  • Share

Ekoparku i Madh në Durrës po merr formën përfundimtare. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga kantieri, ndërsa thotë se aty ku deri dje ishte një bombë mjedisore, së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar me kënde sportive e zona pushimi.

"Mirëmëngjes dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Ekoparku i Madh në Durrës i ka 'zënë vendin' vatrës së plehrave në Porto Romano, ndërsa në këtë zonë do të ndërtohet edhe zona e re industriale dhe Parku i ri Fotovoltaik, me synimin për ta kthyer në një motor ekonomie jo vetëm për Durrësin.

Ekoparku do të ketë jo vetëm pedonalen, por do të ofrojë edhe një sërë facilitetesh e shërbimesh për të gjithë grupmoshat, nga fushat e sportit tek ambientet shplodhëse.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flori: 08/09/2021 06:42

    Leri parqet o hajvan po nderto inceneratore ne durres...tirane shkoder. .korce ..vlore..etj..se kane marre plehrat.kot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?