Në konferencën përmbyllëse të Kongresit Kryeministri Rama e pati një mesazh edhe një herë për SPAK. Rama bëri thirrje që të godasin lart dhe nga të katra anët.
"Dua ta përsëris edhe një herë se nuk do të merrem me këtë çështje më tutje por do të vazhdoj të shoh dhe të pres me durim që SPAK të hyjë më thellë në kraterin e vullkanit të poshtërsive, zullumeve, krimeve dhe vjedhjeve që nuk gjenden në oborrin e PS-së. I di e gjithë Shqipëria, e dinë të gjithë shqiptarët, i dinë të gjithë partnerët, i dinë edhe prokurorët e SPAK por duhen gjunj të fortë, shpresoj t'i kenë. Të bëjnë detyrën historike që kanë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët dhe të godasin nga të katra anët dhe të godasin lart. Kohë për të shkuar te arka me peshk apo te zgjerimi i dritareve pa leje. Ndërkohë që këtu rrotullohen të vdekurit nga varri nga plumbat që kanë marrë në bulevard apo nga flakët e ferrit pak kilometra larg Tiranës. Vjedhjet më të bujshme dihet kush i ka bërë dhe janë të gjitha dosjet", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Jam gati të shkoj që nesër në SPAK për të treguar kush është 'kuçedra' e korrupsionit! S'kemi pse presim 30 vite për goditje 'post mortum'! Prokurorët të godasin lart dhe nga të katërta anët
K.T.//ReportTv.al