Politikë

Rama publikon video nga Kopshti Zoologjik: Hap dyert së shpejti për t'i dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar prej vitesh

7 Nëntor 2021, 09:28| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 09:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur nga Kopshti i Ri Zoologjik, i cili pritet të hapi dyert së shpejti.

I veshur sportiv, kryeministri ka lajmëruar se ky projekt i ri në Bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, është krijuar posaçërisht për t'i dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar për shumë vite. 

Rama në fund theksoi se Kopshti i Ri Zoologjik do të jetë me një cilësi shumë herë më të mirë se kur ai ka qenë i vogël.

Projekti për Kopshtin Zoologjik është në fazën përfundimtare të tij dhe ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

"Për pak do hapi dyert edhe kopshti i ri Zoologjik më në fund, fal një projekti të bukur të Baskisë së Tiranës, një bashkëpunim intensiv, së bashku me lalin dhe me ekipin e baskisë për t'u dhënë fëmijëve të kryeqytetit një tjetër atraksion të munguar për shumë vite, me një cilësi absolutisht shumë herë më të mirë se dikur, kur ne ishim të vegjël.", tha Rama.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sami: 07/11/2021 17:50

    Kafsha takon kafshet dhe permallohet me vellezerit dhe motrat.

    Përgjigju
  • Sami: 07/11/2021 17:47

    Paska vajtur ne familje, ka takuar vellezerit dhe motrat.

    Përgjigju
  • Loku: 07/11/2021 17:08

    Nese te mungojne gomeret e gomaricat merri me radhe ne parlament se ke boll

    Përgjigju
  • Marko: 07/11/2021 16:54

    Per Berishan a eshte porosit nonje kafaz?

    Përgjigju
  • Feniks: 07/11/2021 15:24

    Para se te beje propagande mashtruese Rama te investoje ne lagjet periferike te Tiranes si ne lagjen nr.14,ku banojne rreth 150 mije banore,por jane thjesht GETO pa asnje element jetik per nje komunitet si cerdhe,kopshte,lulishte,parqe,kende lojrash,biblioteka,qendra kulturore,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,kosha mbeturinash etj! Pa keto elemente jetike femijet,rinia dhe p ensionistet ndihen sikur jane pjese e nje kopshti zoologjik njerezor ku tallet Rama dhe Veliaj!

    Përgjigju
    • Beni: 07/11/2021 15:55

      Shume dakort me parafolsin lagja 14. Astiri ka nevoj per nje PARK sa ai rinia ku te rrine femije e pensionista. Dhe hapsira bosh ka, lu mund te behet por duhet vullneti i Kryetarit te Bashkise

  • Dajti: 07/11/2021 14:34

    Kopshtet zoologjike luajnë një rol të rëndësishëm duke ngritur ndërgjegjësimi e njerëzve për nevojën për të mbrojtur speciet dhe habitatet e tyre. Kjo rëndësi ishte e njohur nga Konventa e OKB-së për Diversitetin Biologjik të vitit 1992, e cila çoi në Kopshtin Zoologjik Botërordhe Strategjia e Ruajtjes së Akuariumeve, si dhe në legjislacionin evropian. Edhe pse kopshtet zoologjikevetëm mund të mbulojë vetëm disa kafshë individuale, vlera e tyre edukative është e konsiderueshme.

    Përgjigju
  • Shkodran: 07/11/2021 13:22

    Shumë ide e mirë! Argëtoni popullin! Që të kurseni buxhetin ju jap një ide më të mirë: rrethoni me gardh parlamentin dhe i ke të gjithë llojet brenda! Bileta të jetë falas!!

    Përgjigju
    • Hahahaha: 07/11/2021 16:03

      E drejte

  • Arbër: 07/11/2021 10:50

    Gjëja më e mirë deri më tani, të lutem qendro aty ku je, se nuk për tjeter përveq kopshtit zoologjik shumë përshtatesh me të gjitha tiparet...!!!

    Përgjigju
  • Platoni: 07/11/2021 10:22

    E ke te gabuar konceptin KM, kopeshti zoologjik nuk eshte per te argetuar femijet…eshte per njohje te kafsheve te ndryshme dhe vlen si per femijet ashtu edhe per te rriturit. Vetem ti luj pak duaret Lali Eri, se pati premtuar hapje qe ne 1 qershor..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?