Pamje nga Tropoja

Politikë

Rama publikon videon: O miq tropojanë që s'jeni tropojsa, zgjidhni punën dhe jo dhunën! Ata që i votuat 30 vjet veç sherrin u keni parë

23 Prill 2021, 10:43| Përditesimi: 23 Prill 2021, 12:45

  • Share

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon se si ka ndryshuar gjatë kohës që mazhoranca ka qenë në pushtet.

Me këtë video Rama u bën thirrje qytetarëve nga Tropoja duke thënë kanë mundësinë të zgjedhin mes ndershmërisë dhe dyfytyrësisë duke iu referuar PD. Këtu shton se PD-së në 30 vjet vetëm sherr i kanë parë.

“Tropoja ka një mundësi të artë të zgjedhë kulturën, jo dasinë, ndershmërinë, jo dyfytyrësinë, punën, jo dhunën! O miq tropojanë që s'jeni tropojsa! Votoni Petritin tuaj e të gjithë Shqipërisë, jo ata që i votuat 30 vjet dhe 30 vjet veç sherrin u keni parë”, shkruan Rama.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?