Gjirokastër

Rama: Qilimi i gurtë i mirëseardhjes në Gjirokastër, drejt përfundimit

20 Korrik, 10:18| Përditesimi: 20 Korrik, 10:25

  • Share

Kryeministri Rama ndau sot në rrjetet sociale disa pamje nga përfundimi i punimeve të qilimit të gurtë modern e tradicional mbi parkimin e ri nëntokësor në Gjirokastër.

“Drejt përfundimit edhe qilimi i gurtë i mirëseardhjes në Gjirokastër mbi parkimin e ri nëntokësor të qytetit, që e çliron tërësisht nga makinat sheshin e rilindur të Çerçizit dhe lidh për këmbësorët hyrjen në qytet me Qafën e Pazarit e cila gëlon ditë e natë nga turistët që këtë vit janë edhe më të shumtë”, shkruan në facebook Rama.

“Çdo muaj do hapen dyer të reja shtëpish tradicionale të restauruara e rilindura si bujtina mikpritjeje, përfundon ai.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/07/2024 00:06

    Nuk me pelqen! Ose duhet te respektonin modelet tradicionale ne harmoni me arkitekturen e qytetit dhe mozaiket e tjere,ose nese do t'a benin modern te dukej i tille.Ky duket si nje videogame e viteve 80'-Pac-Man!

    Përgjigju
  • Shkodër: 20/07/2024 12:05

    Zoti Rama! Të bohet cilësorë jo si Shiroka që është degraduar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?