Rubrika 'Sy m' sy' dhe Edi Rama

Politikë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama rikthen rubrikën ‘Sy m’ Sy’, kryeministri i drejtohet ndjekësve: Nesër në mëngjes, live padyshim

20 Korrik, 16:49| Përditesimi: 20 Korrik, 17:45

  • Share

Debati i ditëve të fundit për aksionin e ndërmarrë nga qeveria për lirimin e hapësirave publike, po ashtu edhe ai për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, ka bërë që kryeministri Edi Rama të rikthejë rubrikën e tij ‘Sy m’Sy’ për t'u përgjigjur të gjitha pyetjeve të qytetarëve.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Rama njoftoi se komunikimi i radhës do të zhvillohet nesër në orën 08:30, live në rrjetet e tij sociale.

‘Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them pse jo nesër një 'Sy m sy'. Nesër pra, që në mëngjes, Live padyshim, këtu ku tjetër?', shkruan ai. 

‘Sy m’ Sy’ është rubrika ku kryeministri Edi Rama i përgjigjet pyetjet të qytetarëve mbi çështje apo problematika të ndryshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?