Politikë

Rama: Shqipëria prodhon naftë të rëndë që shitet për nënprodukte, jo për makina! Çmimi më i lirë se në 2013

8 Tetor 2021, 10:22| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 11:04

  • Share

Kryeministri Edi Rama foli edhe në lidhje me çmimin e naftës në vend ku tha se Shqipëria prodhon naftë të rëndë e cila shitet për produktet industriale dhe jo për makina. Kreu i qeverisë tha nga ana tjetër është se taksa e karbonit është aty dhe do të rri aty pasi me të ardhurat do të mbështesim pensionistët.

‘Çmimi naftës ka shkuar aty nuk mban më!! Si nuk mban më kur ka mbajtur më shumë në 2013?! Unë them çmimi në benzinatë, se vendos shteti. Nafta dhe benzina në 2013 kanë qenë më të shtrenjta. Çmimi i naftës sot është më i ulët seç ishte. Taksa e karbonit është aty dhe do të rri aty, sepse do të mbështeten pensionistët. Kush ndotë më shumë do të paguajë më shumë. Çmimi është sot më pak seç ishte. Kemi të bëjmë me një çmim që është më i lirë seç ishte.

Duhet të bëjmë krahasime. Këtu flasim për një sektor privat. Thonë disa Shqipëria prodhon naftë, e para Shqipëria nuk prodhon mjaftueshmërisht naftë, është naftë e rëndë ajo që prodhon e cila shitet jashtë sepse prodhuesit janë privat si në gjithë botën. Shitet për nën produkte industriale. Nuk shkon jashtë për të ushqyer makina. Shqipëria importon 600 mijë ton naftë, subjektet private e importojnë.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Shpallet emergjenca energjetike, Rama: Kulmi i krizës në mesin e vitit tjetër, edhe pas saj çmimet nuk do rikthehen aty ku ishin! Nesër prezantojmë planin për mbrojtjen e familjeve e biznesit të vogël


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?