Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin në BE! Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi ekipin tonë në Parlamentin Europian

19 Shtator, 09:03| Përditesimi: 19 Shtator, 11:40

  • Share

BRUKSEL- Brukseli do të ngrejë një Komitetit të Përbashkët konsultativ një organ që do të monitorojë, por do të japë dhe këshilla për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve kandidate në BE. 

Ky është një projekt pilot, ndërsa pritet zgjidhja e anëtarëve për këtë komitet, i cili financohet nga Komisioni Europian, por do jetë në varësi të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian. Pjesë e kësaj nisme do jenë edhe organizata të shoqërisë civile.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet sot në Bruksel, në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke, tha se synohet fuqizimi i bashkëpunimit me BE dhe integrimi në union. Sipas tij, është i domosdoshëm konsultimi me organizatat e shoqërisë civile për integrimin në BE.

“Na sjell shumë energji të reja fakti që kemi mund të krijojmë Komitetin e Përbashkët Konsultativ, provë jo vetëm e angazhimit tonë por edhe besimit të fortë që kemi se procesi integrimit nuk është thjesht një çështje që i përket qeverisë, pro të gjithë qytetarëve, edhe shoqërisë civile.

I emocionuar për mbështetjen që na ka dhënë Ropke dhe ekipi i tij, se na jep mundësinë që t’u tregojmë qytetarëve tanë dhe aktorëve në vendin tonë jo thjesht përmes gjërave që themi ne, por përmes një institucioni këtu se sa e rëndësishme është që rruga drejt anëtarësimit në BE është një rrugë që duhet gjithë shoqëria civile, jo vetëm disa aktorë”, tha Rama.

Për të çuar para procesin e integrimit, kryeministri Rama tha se është e nevojshme që të integrohen në organizmat e BE, jo për para, por të fituar ekspertizë. Për këtë arsye, kreu i qeverisë tha se po avokojnë që Shqipëria të ketë një ekip në Parlamentin Europian, jo me të drejtë vote.

"Po avokojmë që të jemi të pranishëm edhe në Parlamentin Europian, jo me të drejtë vote, por me ekipet tona që do fillojnë të përgatiten për fazën kur do kemi eurodeputetin tonë. Pse të nisim nga zero, duhet të jemi aty me një status të caktuar për të pritur eurodeputetët shqiptarë në të ardhmen", tha Rama. 

Ropke shprehu mbështetjen për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union, por tha se gjithçka duhet të bazohet në bazë të meritës. 

“Jemi të vendosur të vijojmë me këtë projekt, sepse nuk mund të zhgënjejmë asnjë nga anëtarët e vendit Ballkanit perëndimor më tej. Qëndrimi ynë është i qartë.  Sigurisht që anëtarësimi duhet të bazohet tek merita por metodologjia duhet të jetë graduale, një përfshirje graduale e vendeve kandidate”, u shpreh Ropke.

Rama ndodhet në Bruksel pasi do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen me 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes. 

Ora 11:32
‘E krahasuat BE me ‘pritjen e Godosë’/ Rama i përgjigjet gazetarit: Tani BE-ja është si letërsia romantike franceze dhe ndihemi më mirë

 

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke është pyetur për batutën e tij përpara dy viteve, ku e krahasoj BE-në me librin “Në pritje të Godosë”. Rama tha se batuta e tij nuk ishte krahasimi i BE-së me Godonë, por BE-ja është ajo që po shkruan skenarin tha Kryeministri me batutë. Nga ana tjetër ai vijoi duke thënë se sipas tij tani BE ngjan me letërsinë romantike franceze dhe kjo gjendje sipas Kryeministrit e bën Shqipërinë të ndihet më mirë.

Pyetja e gazetarit: Përpara dy vitesh këtu në Bruksel ju e krahasuat Bashkimin Europian me Godonë, pra me librin e famshëm në “Në pritje të Godosë” keni ndryshuar mendje për BE dhe nëse po pse?

Rama: Jo nuk e krahasova BE me Godonë, unë thashë që BE duket si Beckett që po shkruan skenarin. Këtë thashë atëherë, kështu që BE ka lëvizur nga të qenit Beckett për ne dhe do të thosha që BE ndodhet tani në një periudhë të letërsisë romantike franceze, po të shikojmë sesi do të ecin punët, po në këto faqe të kësaj letërsie ndiheshim me mirë seç ndiheshim tek Beckett-i.

Ora 09:53
Rama në Bruksel: Po avokojmë të jemi pjesë e Parlamentit Europian, mos të nisim gjithçka nga zero kur të integrohemi! Të kemi ekip pa të drejtë vote

 

Kryeministri Edi Rama nga Brukseli tha se po avokojnë që Shqipëria të ketë një ekip në Parlamentin Europian. Duke u ndalur tek procesi i integrimit, Rama tha se duhet të bëhen pjesë e organizmave të BE, jo për para, por për të fuqizuar lidhjet me BE dhe të çohet para procesi i inetrgimit.

Kreu i qeverisë tha se kërkojnë që të kenë një ekip në Parlamentin Europian, jo me të drjetë vote, por në mënyrë që mos ta nisin gjithçka nga zero në momentin që Shqipëria të ketë eurodeputetin e saj në BE.

"Ajo që po bën Ropke dhe që e ka përkufizuar tashmë në një status të ri, që është anëtarët e vendeve të zgjerimit, ose kandidatë, duke qenë pjesë e këtij komiteti, ky është drejtimi që ne duam të shkojmë, kërkojmë të bëhemi pjesë e organizmave të BE, jo për shkak të parave, por për ekspertizën dhe se anëtarët do kuptojnë se cila është e ardhmja, dhe nevojën për të fuqizuar lidhjet tona. Po avokojmë që të jemi të pranishëm edhe në Parlamentin Europian, jo me të drejtë vote, por me ekipet tona që do fillojnë të përgatiten për fazën kur do kemi eurodeputetin tonë. Pse të nisim nga zero, duhet të jemi aty me një status të caktuar për të pritur eurodeputetët shqiptarë në të ardhmen", tha Rama. 

Ora 09:52
Integrimi i rajonit në BE, gati ngritja e komitetit të përbashkët konsultativ, Ropke: Procesi të jetë i bazuar në meritë

Bruksel - Brukseli do të ngrejë një komitetit të përbashkët konsultativ një organ që do të monitorojë por dhe do të japë dhe këshilla për integrimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në konferencën për median me kryeministrin Edi Rama, presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke prezantoi dhe qëndrimin e anëtarësimit në bazë të meritës por metodologjia të jetë graduale.

“Jemi të vendosur të vijojmë me këtë projekt, sepse nuk mund të zhgënjejmë asnjë nga anëtarët e vendit Ballkanit perëndimor më tej. Qëndrimi ynë është i qartë.  Sigurisht që anëtarësimi duhet të bazohet tek merita por metodologjia duhet të jetë graduale, një përfshirje graduale e vëndëve candidate. Këtë kemi bërë në komitetin tonë ekonomiko social. Ne jemi pararoja e kësaj metodologjie në BE"

Për ngritjen e këtij komiteti tashmë është përgatitur kuadri ligjor dhe radhën e ka zgjidhja e anëtarëve.

Ka ardhur koha të realizojëm hapin tjetër të radhës. Krijimin e komitetit të përbashkët konsultativ. Një organ qëdo të monitorojë por do të japë dhe këshilla për anëtarësimin e Shqipërisë nga BE. Ne nga ana jonë jemi gati, bazën ligjore e kemi, thjesht të caktohen në mënyrë transparente anëtarët. Duhet të nisim menjëherë me këtë.

Gjithashtu kanë miratuar dhe 2 rezoluta, njëra për presidencën hungareze.

“Në seancën plenare të ditës së djeshme miratuam një rezolutë për mandatin tjetër. Kjo rezolutë do të thotë se qasja jonë për të integruar vendet kandidate dhe shoqërinë civile nga këto vende në mënyrë sa më të shpejtë por graduale është e mëshiruar në këtë rezolutë u bëjmë thirrje dhe institucioneve të tjera të BE-së, të ndjekin shembullin tonë.

Një tjetër opinion tjetër ekspertësh për presidencën hungareze që u miratua për anëtarësimin e vendeve të BE-së ku kemi theksuar funksionet e rëndësishme që do të kenë komitetet e përbashkëta konsultative

Ndërkohë që ritmi i integrimit mund të jetë I ngadaltë, gjithsesi procesi duhet të jetë i orientuar nga rezultatet, i besueshëm dhe i bazuar tek merita. Nuk duhet ta largojmë vëmendjen dhe sytë nga ky moment I rëndësishëm. Qëndrojmë krah për krah me shoqërinë civile për të mbështetur integrimin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhei: 19/09/2024 10:08

    Po me po tu mpref shpaten si skenderbeu para betejes, mos te prish planin ndonje hamza

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 19/09/2024 11:37

      Planet e Rames nuk i prish dote tani se te gjithe hamzate kane vdekur .Fitore PS

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?