Rama tek “Syri”, si Luli tek Papuli

8 Maj 2020, 00:07| Përditesimi: 8 Maj 2020, 00:09

  • Share

Shkuarja e kryeministrit Edi Rama në një intervistë në një medie që është pronë e familes Berisha, me të ardhura të padeklaruara, dhe për më tepër me një standart profesional rrënues, natyrisht t’i sjell  zorrët në fyt. Irritimi vjen jo pse flet për një medie kritike me të, se të tilla ai ka shumicën e medies, dhe bën mirë që shkon. Biles nëse ka një alibi përse duhet të shkonte, dhe këtu është pikërisht të qenit edhe medie kritike me të.

Por Syri nuk është medie kritike, por një projekt politik i korrupsionit të vjetër në Shqipëri, korrupsionit të pandëshkuar, dhe mbi të gjitha të trimëruar, që tani i ka ardhur ora të ri-investojë për të qenë faktor në jetën publike.

Këtu nuk e kam fjalën për gazetarët e njohur dhe të panjohur që punojnë aty. Atyre të shkretëve u ka rënë  në pjesë të punojnë gjithë jetën me pronarë të tillë, herë me ata që i akuzonin për drogë, herë me ata që i akuzonin për mafioza, herë me ata që i konsideronin të korruptuar.

Problemi është se ky projekt është projekt politik dhe përveçse është me para të pista e të padeklaruara, që u janë vjedhur nga xhepat shqiptarëve, është një projekt që dëshmon kurajon e krimit të pandëshkuar për të ngritur kokën.

Përfillja e Edi Ramës për këtë projekt, dhe konsiderimi prej tij, i një grupi hajdutësh dhe vrasësish të disa viteve më parë, si faktor politik dhe mediatik, tregon një lloj dorëzimi para tyre.

Ky është i vetmi gabim i rëndë politik dhe moral që Edi Rama bën duke përfillur këtë projekt, ndërkohë që detyra e tij dhe premtimet e tij, kanë qenë për t’i luftuar këto projekte.

Djali i Sali Berishës është njeriu më i pakontrolluar dhe i pahetuar nga administrata e Edi Ramës, për gjoja bizneset e tij, dhe në betejat e tij gjyqësore me një deputet socialist, mjaftoi vetëm një gërmim letrash, që të shfaqeshin dhjetëra hektarë tokë të blera në periferi të Tiranës me emër të tij, ndërkohë që zyrtarisht nuk bën ndonjë biznes, përveçse atyre brekëve që i shet gruaja në Bllok, por që se hap dyqanin kurrë.

Edi Rama nuk duhet ta hetojë atë për hakmarrje, por për detyrim ndaj shqiptarëve, të cilët i kanë dhënë votat për ta ndëshkuar atë më 2013.

E gjitha kjo nuk mendoj se kompensohet me faktin se ai u argëtua me Çim Pekën, e talli, e ekspozoi si injorant, apo e bëri t’i çojë dëm mundin e pyetjeve të hartuara nga familja Berisha. Këtë e ka pas bërë dhe më parë, por të vësh në peshore faktin që ke amnistuar një projekt të korrupsionit të vjetër politik, trimëruar nga pandëshkueshmëria, me faktin se shkove të tallesh me Çim Pekën, është sikur të vësh në peshore faktin që Luli ka marr vilë tek Papuli, me arsyetimin e tij se nuk paguan qira, se e ka falas nga një mik.

Dëmi që i bëhet Ramës dhe kauzës së tij nga “respektimi” i këtj projekti korruptiv politik, është shumë më i madh nga dëmi që i bëhet Cim Pekës pse e ka tallur Rama gjithë kohën. Ashtu si dëmi që i bëhet PD kur Luli shkon merr vilë tek Papuli, është më i madh se sa përfitimi që ka Luli pse nuk paguan qiranë.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Atdhetari: 08/05/2020 18:10

    Dihet kush është Çim Peka SHPELLARI (se gazetar e ndan një distancë Tokë - Diell!?). Dihet Gjitashtu kë Përfaqëson dhe nga kush Paguhet ky Televizion. Ajo që Nuk Dihet janë Financimet. Sepse Berisha Paguan Bodyguardët e Vet, Rojet e Vilës dhe TV!? Me shkuarjen në këtë Televizion TË JASHTËLIGJSHËM Rama bën FAJ dhe SKANDAL! Duke e Njohur dhe Pranuar si të Ligjshëm. Si duket ka "Ngjashmëri" më Televizionin e Tij. Këtë BATËRDI dhe Vjedhje Ashiqare që po shohin Shqiptarët e Hutuar dhe të Harruar MENDËRISHT (sikur të jetonin në Fiset TRIBALE të Afrikës!?). Dhe në Fund ajo Pjesë Dërmuese INJORANTE e Popullit VOTON Ramën. Pavarësisht se është bashkë më Kanib alët Berisha - Meta! Ndërsa SPAK-u Aq Shumë i Ëndërruar dhe Shpresuar nga Shqiptarët u SHURROS nga këta BANDITA dhe e Shndërruan bë A-SPAK!? ose Shpresë e Kotë. Ndoshta Europa e Civilizuar e Pranon si Muze se: Diku në një Cep të Saj Jeton një Popull me Politikanë TRIBALË.

    Përgjigju
  • CaBone: 08/05/2020 14:15

    Na ishte nje her e nje koh. Njerzit nuk thon kot qe politika eshte KURV. Nuk ma hante mendja qe Z. KM do i tradhtonte Shqiptaret ne ket mynyr hahahaha.

    Përgjigju
  • SYRI: 08/05/2020 13:47

    Qim B*th*im Peka eshte gazetari me i mir i tan koheve.Asht simpatik Dhe ka orizont sa dhjetra gazetare bashke prej zilise flisni Ju

    Përgjigju
    • Haha: 08/05/2020 14:00

      Edhe b... q... edhe gazetar i mire .Aferim

  • Cubi: 08/05/2020 11:23

    CUBI tall menderen me gazetaret e tipit cim peka e sorollopin e tij si gjithmon. Kur vjen puna tek vendimet i mer ne qejf te vet. Nuk ndikohet as nga cimi as nga sala. Edhe puna eshte se nuk pritet cdo gje me thik,se sali qeni dhe sorollopi i tij i ka shtrir tentakulat kudo dhe eshte veshtir te shkulen shpejt. Ne e shikojm perdit se u be nje vit qe jan ber zgjedhjet dhe zagaret e saliut qe digjnin e thyenin Jan akoma ne pun per shtat pal qejfe. Kjo eshte shqiperia jon. Del gjygjtari dhe i jep te drejt rrugacit dhe pastaj detyrohesh ti japesh rrogen. Shkurt i Jan prer duart .

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 08/05/2020 10:47

    Ça bone? Hiq. E pe qiftin e lumtun qimiedvinmafine? Po ortëj,qish ka ortëj? Edvin Mafisë i mungonte likekembplehu,Qimit saliviçidoli dhe pjata me ngjalucka nga rezervuari kuksit. Na u trashegofshin,e na lençin prapa!

    Përgjigju
  • Kujtimi itali: 08/05/2020 10:35

    Perfaqsimi i shtetit ne te tilla televisione eshte shenje dobsie per km Dhe nje njoftim paraprak per drdjtesine. Shpresojme qe te mos intetpretohet ne kete menyre.

    Përgjigju
  • rem: 08/05/2020 10:25

    ed rama ka shkuar te cim peka sepse vetem aty kishte ngelur pa shkuar, tani te shkoje ne te semes.

    Përgjigju
  • Bubi kacu: 08/05/2020 09:32

    O qeros po ti e din mire qe berisha me ramen jane e njejta bande ,thjeshte i duhet qim peka dhe qimat e tjere si puna jote per te bere teater me shqiptaret

    Përgjigju
  • Boku: 08/05/2020 08:43

    Ky televizion führt ta kishte emrin Syleshi.net , eshte kantieri me i ri i korrupsionit dhe krimit te dy krimineleve te pashembullt te historise 30 vjecare te vendit Meta-Berisha. Prania e Rames aty dhe baturat e tij me Cim Leshin te jepnij pershtypjen e nje pranimi dhe dorezimi "gjoja" pa deshire ne marrveshjen kriminale te bashkepunimit politik qe Berisha-Meta i kane propozuar... Do ishte tmerr dhe Krim i madh qe te ndodhi keshtu..por do te ishte fundi dhe turpi historik i Rames ta bente kete tradhti ndaj shqiptareve.. Berisha - Meta duhet te jene ne burg per krimet e bera.. Populli dhe historia po ju vezhgon me kujdes..

    Përgjigju
  • 007: 08/05/2020 08:41

    Dhe ne presim e presim që dikush të mbajë pergjegjësi për krimet dhe vjedhjet e bëra.... Me këtë intervistë Rama i ofroi portalit amnestinë mediatike. Zhgenjim i madh.

    Përgjigju
  • Gazetari: 08/05/2020 08:11

    Kush nga gazetaret ka ngrene dajak si Mero Baze?

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 08/05/2020 00:51

    Skandaloz Cim peka. Kjo ishte skandal. Ai Dukej qe nuk ishte gazetar po nje palaco I Sali Berishes. Si ka mundesi qe nje parti e deshtuar te hedhi balte ne punen e mrekullieshme qe kan bere doktoret dhe qeveria. Ai nuk ishte gazetar por nje rrugac. Dhe se kuptoj si Edi Rama vajti per intervist. Skandal

    Përgjigju
  • Irma: 08/05/2020 00:28

    Zoti Mero, habitem si mund te quhesh gazetar, kur nuk di te shkruash gjuhen shqipe, pastaj argumenti qe nuk duket gjekundi, pervec sharjeve banale te perseritura. Mjere gazetaria me pseudogazetare si ti.

    Përgjigju
    • Irma@: 08/05/2020 10:17

      Irma urgjent te duhet vizite te okulisti dhe psikiatri, ti je dhe qore dhe budallack. Mero Baze e argumenton ne cdo rresht pse Rama s'duhet te shkonte te Qim Peka, por ka idiote si ju qe as shikojn e as kuptojnë.

    • Nuk: 08/05/2020 01:45

      Bravo mero Te lumte po thua ate we nuk e thone te tjera

    • @Irma: 08/05/2020 01:03

      Po ti lexon apo ben sikur? Argumenti ishte se TV eshte ngritur me parate e korrupsionit, mosdeklarimit, vjedhjeve, etj. Provat jane tokat e blera ne Tirane. Sharje nuk me zuri syri.

  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?