Rama thirrje emigrantëve të Itali: Mos ngurroni! Kthehuni në Shqipëri e sillni dijet e kursimet tuaja

26 Maj, 13:57| Përditesimi: 26 Maj, 14:21

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Milano u ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.

“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati. Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha ai.

Rama tha se Shqipëria e cila ka ndryshuar dhe sot ka dhe besimin e ndërkombëtareve sot kërkon dhe besimin e të bijve të saj për tu rikthyer

E vërtetë është që Shqipëria ka shumë punë për të bërë në luftën me korrupsionin e krimin e organizuar të trashëguara me shekujt. Dje ishte Shqipëra që sot ju ngjan juve. Ama me të gjitha problemet e veta Shqipëria ku drejëtsia mbahej lidhur si qen gjahu me litarin e agallarëve të saj të paprekshëm. Shqipëria ku vriteshin çdo vit mbi 100 vetë dhe ku policët i shtynin makinat që mbeteshin pa benzinë rrugëve. Shqipëria ku turizmi mbahej nga patriotizmi dhe rrugëve kishte më shumë togje plehrash të pambledhura sesa turistë. Shqipëria ku ju duhet të merrnit rrugën mbrapsht për ta kalonit detin për të marrë një dokument dhe pastaj nuk dilnit dot nga sheshi i trageteve pa paguar policin e radhës ka vdekur.

Shqipëria ka fituar besimin e botës e meriton besimin e çdo shqiptari këtu. Besoni tek Shqipëria e sotme, e Shqipëria e nesërme do ua kthejë shumëfish besimin”


Lajmi kryesor:

Turi me diasporën/ Rama në Milano: Shqiptarët e Italisë përbashkuesit e 2 brigjeve të Adriatikut! I fton të kthehen: Fati europian s'ka shans të ndryshojë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?