Rama sot pasdite në Turqi, takime informale/ Më 15 dhe 16 shtator viziton Athinën në cilësinë e kryetarit të OSBE-së

11 Shtator 2020, 14:05| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 18:33

  • Share

TIRANË- Ditët në vijim pritet të jenë intensive për kryeministrin Edi Rama me takime jashtë vendit. Report tv mëson se kreu i qeverisë pasditen e kësaj të premteje është nisur për në Turqi për një vizitë jozytare. Burimet thanë se kryeministri mund të zhvillojë një takim edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdoan.

4 ditë më pas, në datat 15-16 shtator, kryeministri Rama do të jetë në Athinë në cilësinë e kryetarit të OSBE për një konferencë e cila në fokus do të ketë sfidat e rajonit dhe integrimit europian.

Ndër të tjera në këtë konferencë që do zhvillohet në shtetin grek do të ketë diskutime dhe për zgjerimin e BE-së por dhe çështje të tjera të rajonit, që lidhen kryesisht me rritjen e forcimin e tregtisë dhe investimeve.

Kreu i qeverisë pritet të takojë  homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe e qeveritarë të tjerë.

Këto vizita të kryeministrit Edi Rama në Turqi dhe Greqi zhvillohen në një moment ku tensioni mes dy palëve është i lartë, për shkak të konfliktit të krijur në Mesdheun Lindor, për të vënë nën kontroll burimet e hidrokarbureve në zonë.

Ndërkohë, bisedimet për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe greqisë pritet të diskutohen në një moment të dytë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 11/09/2020 23:04

    He me te lumte.. Konsultime te frytshme para takimit me grekun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?