Letra që Ilir Meta u ka dërgua socialistëve ku deklaron se Rama ka marrë peng partinë, është komentuar nga Rama i cili i hodhi sërish akuza se ai takohet skutave me kriminale për të bërë fushatë kundër qeverisë.
“Ilir Meta iu ka shkruar një letër, nuk e di a Taulanti do ta përfshinte në rendin e ditës, por ajo që më ka bërë përshtypje është: Ilir Meta thotë që juve më keni marrë mua refugjat dhe më keni bërë ministër. Kjo është një shprehje që tregon sa shumë i do Meta emigrantët në thelb. Meta, Monika, Saliu dhe Luli nuk duan të dinë fare jo për emigrantë, po për askënd tjetër që nuk hyn në rrethin e tyre. Po nuk ishe i LSI, ose i korruptueshëm nga LSI, ti nuk ekziston për Ilir Metën, fare! Që unë kam qenë emigrant ky është fakt, që unë dua që të kemi prapë emigrantë në listën e deputetëve, është krejt e natyrshme për ne, por kjo këngë e refugjatit që erdhi i bë ministër, është kënga e atij që në thelb e do Shqipërinë vetëm për vete. Ilir Meta flet për banditë e për trafikantë, ndërkohë që profesorë e intelektualë qenkan përjashtuar nga PS, dhe iu kërkon të bashkoheni me të për të marrë mbrapsht Kastriot Islamin, që më rezulton të jetë profesori i vetëm i përjashtuar, dhe t’i bëni atë që s’thuhet PS, por këtu vlen diçka tjetër, që të thuhet, rithuhet, dhe unë e them dhe e rithem: jo vetëm për reformën në drejtësi, por dhe luftën kundër krimit, atë që bën PS, as nuk mund ta çonte njeri nëpër mend. Kujt i shkonte në mend se ata që kanë kryer krime të rënda, të japin llogari për pasuritë e tyre. Iliri do video, unë me video nuk merrem fare, s’më interesojnë fare videot dhe llafet për videot. Kërkon video për skutat ku ai futet, por është e sigurt që President në botë, në Shqipëri, as Saliu që ishte President partiak, as ka pas, as ka për të pasur më, që dergjet skutave, për të bërë fushatë kundër qeverisë për zgjedhjet e ardhshme”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
'LSI është kancer, nga koalicioni na ndau reforma në drejtësi'! Rama sulmon Metën: U rrit në kurriz të PS-PD! Lulin do e shpëtoj, as ai s'e do Monën dhe Ilirin (VIDEO)
//ReportTv.al