Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të një bisede të shefes së Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari Lila me Milan Radoiçiçin, ish nënkryetarin e Listës Serbe dhe udhëheqësin e grupit serb që kreu sulmin terrorist në Banjskë.
Haradinaj e ka akuzuar Kurtin se ka kërkuar partneritet me Milan Radoiçiçin edhe pse e ka ditur se ai ndiqej nga organet e drejtësisë dhe ishte në Listën e Zezë të SHBA-së.
"Po të bjen maska Albin!
Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?
Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?
Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin", shkruan ai.