RAPORTI/ 52 gjyqtarë e prokurorë u penalizuan nga vettingu për 1 vit

10 Maj 2019, 10:41| Përditesimi: 10 Maj 2019, 10:58

  • Share

Raportet me botën e krimit kanë penalizuar gjysmën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar deri më tani nga detyra.

22 nga 52 subjektet e nxjerra jashtë sistemit kanë qenë të ndikuar nga bota e krimit  dhe kanë pasur kontakte të papërshtatshme thuhet në raportin e KPK-së.

Sipas këtij raporti për 15 muaj kanë kaluar në sitë 141 prokuror gjyqtarë dhe ndihmës ligjorë ku të shkarkuar 31 janë gjyqtarë, 19 prokuror, ndërsa 2 të shkarkuar janë ndihmësa ligjor që kanë qenë kandidat për magjistrat.

Ndërsa sipas raportit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive depozituar në KPK mbi 40 % e të kontrolluarve kanë probleme me pasurinë e vënë ndër vite.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?