Kreu i PD Lulzim Basha

Raporti i Eurostat/ Basha: Rama në 8 vite dështoi në gjithçka, detyroi të rinjtë të ikin nga vendi

20 Janar 2021, 10:09| Përditesimi: 20 Janar 2021, 10:13

  • Share

Shqipëria u rendit e gjashtë në botë në vitin 2019 sa u përket lejeve të qëndrimit që shtetasit e saj kanë në shtetet e Bashkimit Europian, sipas Eurostat.

Kreu i PD Lulzim Basha, duke iu referuar raportit, ka hedhur akuza ndaj kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë dhe se sipas tij ka detyruar të rinjtë të ikin nga vendi.

Basha shkruan se ka ardhur koha të largohet Rama dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon. Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë - ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë”, tha Basha.

Sipas të dhënave të Eurostat, për shtetasit nga Shqipëria janë dhënë deri në fund të vitit 2019 rreth 868 mijë leje qëndrimi.

Sipas Eurostat, në fund të vitit 2019, qytetarët e Marokut ishin grupi më i madh që mbanin leje qëndrimi të vlefshme (2.0 milionë), ndjekur nga shtetasit e Turqisë (1.9 milionë), Ukrainës (1.3 milionë) dhe Kinës (përfshirë Hong Kongun; 1.0 milionë). Këto ishin shtetësitë e vetme që kishin më shumë se një milion leje qëndrimi të vlefshme.

Komento

Komente

  • FATMIRI: 20/01/2021 12:24

    O TRAP NGELE TER DITEN DUKE NGREN M....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?