Godina e FMN

Raporti i FMN/ Mjedisi i biznesit ende nën presionin e korrupsionit dhe mungesës së konkurrencës, shpresë reforma në drejtësi

9 Dhjetor 2021, 14:52| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 14:54

  • Share

Shqipëria ka ende mangësi strukture thotë FMN teksa flet për konkurrencën e lirë. Madje sipas raportit mjedisi i biznesit dhe klima e investimeve, vijon të jetë nën trysninë e një kuadri të dobët ndërinstitucional, vuan nga korrupsioni, ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar dhe ka boshllëqe në infrastrukturë.

"Pavarësisht niveleve mbi mesatare të investimeve publike, mangësitë janë të vazhdueshme në cilësinë e infrastrukturës përballë konkurrencës rajonale, prandaj nënvizohet urgjenca e forcimit të efikasitetit të investimeve publike", thuhet ndër të tjera në raport.

Reforma në Drejtësi jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët shikohet si shpresë për pasur më shumë konkurrencë, profesionalizëm dhe pavarësi në çdo aspekt të vendit, por më shumë do ndikojë tek besimi i sipërmarrjes.

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ka pasur përparim me reformën në drejtësi dhe tanimë sfidë mbetët përmirësimi i mëtejshëm i sistemit gjyqësor, i cili duhet të ketë një prioritet kyç “Luftën ndaj korrupsionit”.

“Pavarësisht progresit në vitet e fundit, korrupsioni mbetet një pengesë kryesore për Shqipërinë. Zbatimi i strategjisë së autoriteteve kundër korrupsionit ka vazhduar, ndonëse ngadalë. Me përfundimin e reformës më të gjerë në drejtësi, kyçe duhet të jetë ruajtja e përpjekjeve të së shkuarës”, thuhet në raportin e FMN-së.

Po ashtu FMN sugjeron që autoritetet të bashkëpunojnë me partnerët për të zhvilluar dhe rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë publike ndaj shpenzimeve që kryhen si pjesë e agjendës kundër korrupsionit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?