Foto ilustruese

Ekonomi

Raporti i fundit i INSTAT, vijon rritja e çmimeve por u ngadalësua në raportin me shtatorin! Rritja e më e madhe në grupin 'Transporti'

8 Nëntor 2021, 17:31| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 17:47

  • Share

Vijon rritja e çmimeve në vend edhe pse është ngadalësuar në raport me muajin shtator. INSTAT në raportin e fundit në indeksin e çmimeve të konsumit thotë se inflacioni në muajin tetor ishte 2.4% nga 2.5% që u raportua në muajin shtator të këtij viti. Në raport me tetorin e vitit të kaluar rritja është më e lartë pasi në tetor të 2020 inflacioni ishte 2%.

Përsëri ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve e ka dhënë grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 3.9%, ndjekur nga komunikimi me +3.2%. Ndërkohë në grupin e ushqimeve shtrenjtimin më të madh e kanë pasur vajrat dhe yndyrat.

“Krahasuar me muajin Tetor 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 6,8 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,9 %, “Komunikimi” me 3,2 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,2 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Shëndeti” me 0,8 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,4 %. Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,4 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me 7,7 %, pasuar nga nëngrupet “fruta” me 6,9 %, “bukë dhe drithra” me 5,8 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 4,7 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 3,5 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

Edhe pse inflacioni është ndjeshëm më lartë se vitin e kaluar përsëri është nën kufirin e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë, për një inflacion në pragun 3%.

(Kliko këtu për raportin e Instat)

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?