Foto ilustruese

Raporti i UEFA-s/ Futbolli shqiptar lëngon për të ardhura, 1 klub me sponsor nga Afrika

19 Janar 2019, 14:06| Përditesimi: 19 Janar 2019, 14:09

  • Share

Klubet e futbollit në Shqipëri në përjashtim të ndonjë rasti të veçantë, ndryshe nga vendet e tjera të Europës, nuk funksionojnë si shoqëri aksionere apo nuk janë kthyer në biznes. Kjo është edhe arsyeja se përse që në fillimin e sezonit dëgjojmë se objektivi është me doemos kapja e një vendi që të dërgon në Kupat e Europës.

Për të 10 vit radhazi UEFA ka përgatitur një raport për 55 ligat e Europës që në total shkojnë në 700 klube, ku bie në sy se ekipet shqiptare 74% të të ardhurave I sigurojnë nga institucioni më I lartë drejtues I futbollit në kontinentin e vjetër. 

Më keq se ne janë vetëm Gjilbratari dhe Andora. Në total në vitin 2017 futbolli shqiptar pati 7.6 mln euro të ardhura ku 74% ishin prej UEFA-s, 6% nga të ardhurat komerciale dhe 16% nga transferimet e futbollistëve. Të ardhurat nga UEFA vijnë si pasojë e pjesmarrjes në Kupat e Europës si dhe fondi I solidaritetit.

Sipas UEFA-s 70% e 7.6 mln të ardhurave që ka futbolli shqiptar shkojnë për pagat e lojtarëve dhe stafeve të ekipeve. Shifra minimaliste të cilat shërbjenë vetëm për të mbijetuar. Po përse kampionati jonë ka kaq pak të ardhura? UEFA e thotë qartë se Superliga siguron më pak se asnjë kampionat tjetër sa I takon komercalizmit. Vetëm 6% e fitimeve vijnë nga kjo fushë.

Nga 10 ekipet e Superligës, 6 prej tyre kanë sponsor vendas, 1 klub ka sponsor nga Europa, 1 nga Afrika dhe 2 të tjerë janë pa sponsor. Në raportin e UEFA-s këto klube nuk përmenden me emër.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?