Golat e Asllanit dhe Asanit

Rastësia e bukur, minuta e 51 sjell supergola për Kombëtaren

23 Qershor 2023, 13:17
  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi dy ndeshjet e radhës në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kundër Moldavisë në Tiranë, kuqezinjtë fituan 2-0, teksa në transfertën e Ishujve Faroe tanët u imponuan 1-3. Me këto rezultate, Shqipëria mban vendin e dytë në grup, një pikë më pak se Çekia e vendit të parë.

Me gjashtë pikë në dy ndeshje, Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm për të ëndërruar Gjermani 2024. Në dy përballjet e fundit të kuqezinjve, tanët kanë spikatur me lojën e mirë dhe rastet. Goli i Jasir Asanit kundër Moldavisë u shpall si më i bukuri i raundit nga votat në faqen e UEFA-s, teksa në listë për një tjetër çmim është edhe goli i Kristjan Asllanit në fitoren 1-3 kundër Ishujve Faroe.

Rastësia e bukur e golave është se përveç spektakolarë, janë shënuar edhe në minutën e 51, nga një kënd thuajse i afërt dhe me këmbën e majtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?