Ardian Dvorani, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Rasti Dvorani si çarmatosje e berishëve, në kryengritjen kundër reformës në drejtësi

29 Janar 2019, 22:33| Përditesimi: 29 Janar 2019, 22:46

  • Share

Adrian Dvorani duhet t'i ketë mërzitur shumë berishët sot me dorëheqjen nga kandidimi për Gjykatë Kushtetuese. Gjyqtari Adrian Dvorani ka qenë për një kohë të gjatë nën sulmet e Sali Berishës, sidomos pasi kaloi Vettingun dhe u bë anëtarë i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në pamje të parë beteja kundër tij lidhej me historinë e vjetër të Familjes Berisha, pasi Dvorani ka qenë gjithnjë gjyqtarë në pakicë në vendimet e turpshme të marra nga Gjykata e Lartë në kohën e Berishës.

Por ka pasur dhe një lidhje direkte me historinë e Gërdecit. Në biznesin vdekjeprurës të Gërdecit lobuar nga djali i kryeministrit, ka vdekur si ish-ushtarak dhe vëllai i Dvoranit dhe Berisha dukej se e shikonte Dvoranin si njeriun që do merrte “hakun e vëllait” ndaj djalit të tij përmes drejtësisë dhe kjo dukej sikur e tmerronte pse ai është mbijetues në sistemin e ri të drejtësisë.

Nën këtë prizëm duken si pa interes dhe akuzat e tij të fundit ndaj Dvoranit. Por në fakt janë më të thella se kaq. Beteja e fundit ndaj Dvoranit, sidomos ndaj kandidimit të tij për Gjykatë Kushtetuese, lidhet me përpjekjen antikushtetuese që opozita po bën për bllokimin e punës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili ka në dorë formimin e Gjykatës Kushtetuese dhe emërimin e Inspektorit të Lart të Drejtësisë. Është njëbetejë që në fakt Berisha e ka me SHBA dhe BE, dhe jo me Dvoranin.

Në dy mbledhjet e para të KED, përfaqësuesit e opozitës, sidomos Alibej ka bërë thirrje të hapura që KED të pezull veprimtarinë e tij, duke shkelur Kushtetutën me arsyetime absurd. Një herë thotë se KED ka 9 anëtarë dhe ai akoma si ka plotësuar 9 anëtarët. Në fakt KED ka plotësuar 7 anëtarë dhe sipas ligjit kur mungon shumica e plotë, KED mund të funksionoj dhe me pesë anëtarë. Pra e ka detyrim kushtetues të mblidhet dhe të funksionoj.

Arsyetimet e tjera të opozitës për bllokimin e KED lidhen me vetingun, pasi vetëm 4 nga 7 anëtarët prezent kanë kaluar Vetingun, ndërkohë që ligji nuk e shikon të detyrueshëm kalimin në Veting, në momentin e mbledhjes, por në vazhdimësi.

Të stresuar që nën ndikimin e SHBA dhe Bashkimit Evropian, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi po funksionon dhe po e çon para reformën duke shkuar drejt ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, opozita shpiku si shënjestër “hasmin e berishëve”, Adrian Dvoranin, për të cilin berishët janë të shqetësuar se mos u bëhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe sipas traditës së Berishëve, meqë është në gjak me ta, do marr gjakun përmes Gjykatës

Dorëheqja e tij sot i ka dhembur më shumë Berishës, pasi Dvorani, vërtet nuk do të shkoj në krye të Gjykatës siç bënte sikur kish frikë Berisha, por duke qëndruar në KED dhe duke mos bllokuar dot punën e KED, në Shqipëri po ngrihen shumë shpejt gjithë institucionet e Reformës, sidomos Gjykata Kushtetuese dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, çka është në të vërtet frika reale e berishëve që buron nga aktiviteit kriminal dhe konspiracioni tyre ndaj SHBA dhe Bashkimit Evropian, që po mbështesin fort këtë institucion. Tani u ka ngel  të çojnë protestuesit tek dera e KED që të mos I lënë të mblidhen, siç nuk lënë studentët të shkojnë në shkollë. Është e vetmja mënyrë të bllokojnë reformën dhe ngritjen e gjykatave./TemA/

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?