Lojtarët e Real Madrid duke festuar fitoren në Botërorin e klubeve

Real Madrid kurorëzohet kampione Bote, triumfon për të tretin vit radhazi (VIDEO)

22 Dhjetor 2018, 20:02| Përditesimi: 22 Dhjetor 2018, 21:17

  • Share

Real Madrid ka fituar për herë të katërt në histori dhe për herë të tretë radhazi Botërorin e Klubeve pasi sot ka mposhtur 4-1 skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe Al Ain. 

Real Madrid vs Al Ain 4-1

Që në nisje të ndeshjes skuadra spanjolle tregoi madhështinë duke bërë që gjithçka të dukej e thjeshtë. Modriç vulosi pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Lorente dhe Ramos i dërguan përkohësisht shifrat në 3-0.

Al Ain u përpoq të reagonte dhe arriti të shënonte golin e nderit para se Real Madrid të realizonte edhe të katërtin në limitet e kohës së rregullt. Kujtojmë se në gjysmëfinale skuadra e drejtuar nga Solari kaloi skuadrën japoneze të Kashimas, ndërsa Al Ain mposhti Boca Juniors.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?