Real Madrid ka lënë pas zhgënjimin e humbjes në Champions League kundër Monchengladbach, pasi sot në kryeqytetin spanjoll ka fituar 4-1 kundër modestëve të Huesca-s. Mbi të gjithë bëri bujë rikthimi i Hazard që mungonte prej disa muajsh dhe luajti për 61 minuta. Jo vetëm kaq, por belgu ishte edhe autori i golit që zhbllokoi takimin, duke gjetur rrjetën me Real Madrid pas 392 ditësh.
Hazard në minutën e 40 lëshoi një goditje potente nga jashtë zone, e cila ishte e paarritshme për portierin. Në vijim do të binte në sy Benzema, që realizoi ‘dopietë’, ndërsa golin tjetër e realizoi Valverde.
Në Premier League Manchester City që deri më tani ka patur shumë ulje ngritje ka marrë tre pikët kundër Shefield United në transfertë me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 26 nga Ëalker që goditi bukur nga jashtë zone.