Real Madrid nuk i ndahet kreut në La Liga, shkëlqejnë Lazio e Atalanta në Itali (VIDEO)

21 Dhjetor 2020, 10:31| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 11:47

  • Share

Real Madrid është shëruar plotësisht. Skuadra e Zinedine Zidane arrin fitoren e katërt radhazi dhe është në bashkëkryesimin e La Ligas me 29 pikë po aq sa Atletico Madrid. Los Blancos fituan 3-1 në fushën e Eibar ku Benzema dhe Modric shënuan që në pjesën e parë ndërsa vendasin ngushtuan diferencën me një gol spektakolar të shënuar nga Kike. Eibar  pati raste edhe për të barazuar dhe Reali rrezikoi shumë të pësonte por në kohën shtesë erdhi goli i Lucas Vasquez që mbylli llogaritë dhe futi në kasafortë tre pikët.

Në Serinë A Lazio është rikthyer tek fitorja dhe këtë e ka bërë ndaj një rivali shumë të fortë si Napoli. Bardhekaltërit triumfuan 2-0 në “Olimpico” ndaj napoletanëve  me golat e Immobile në pjesën e parë dhe Luis Alberto në të dytën. Ekipi i Gatusso-s pëson humbjen e dytë radhazi.

Shkëlqeu Atalanta që bëri një përmbysje spektakolare ndaj Romës. Bergamaskët edhe pse pësuan të parët dhe zhgënjyen në pjesën e parë u treguan fantastikë në të dytën duke fituar 4-1. Dzeko shënoi për verdhekuqtë ndërsa festivalin e golave për Atalantën e hapi Duvan Zapata dhe më pas shënuan me radhë Gosens, Luis Muriel dhe Ilicic që i dhanë tre pikët skuadrës së Gasperinit./Përgatiti Andi Kapxhiu

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?