Real Madrid është turpëruar nga Eibar në ndeshjen e javës së 13 të “La Liga-s” pasi është mposhtur 3-0 në transfertë. Pritej vijueshmëria nën drejtimin e Solarit, por në minutën e 16 të ndeshjes Eskalante shtangu miqtë nga kryeqyteti. “Galaktikët” u përpoqën të reagonin, por tentativat e tyre ishin të dobta dhe të parrezikshme. Atë që zbënë dot madrilenët e bënë sërish vendasit në minutën e 52, duke dyfishuar rezutatin me Enkrik.
Nga ky moment Reali hidhet I gjithi në sulm dhe krijon shumë boshllëqe në prapavijë. Nga kjo do të përfitonte Kike që vetëm pas 5 minutash do të shënonte golin e tretë për Eibar. Deri në fund të ndeshjes rezultati do të mbetej I pandryshuar me Solarin që merr humbjen e parë pas 3 fitoresh nën drejtimin e Real Madrid. Një disfatë e cila mund të ketë efekt të dyfishtë pasi mund të rritet diferenca me skuadrat kryesuese, Barcelonën dhe Atletiko Madrid.
Ndërkohë në Itali edhe Roma vijon të hedhë hapa të gabuar. Verdhekuqtë janë mposhtur minimalisht 1-0 në transfertën e Udines për javëën e 14 të “Seria A”. Pas një pjese të parë të mbyllur me porta të paprekura, në fraksionin e dytë të lojës vendasit do të kalonin në avantazh me një gol mjaft të bukur të De Paul. Roma do të përpiqej për 41 minuta për të barazuar rezultatin, por në fund do të dilte pa pikë nga ky takim.
Goli i sulmuesit Enrich
Real Madrid turpërohet nga Eibar, Roma tjetër hap të gabuar në 'Seria A'
Eibar ka shtangur Realin e Madridit në “La Liga” pasi e ka mposhtur me rezultatin e thellë 3-0. Për Solarin kjo është disfata e parë pas 3 fitoresh. Ndërkohë në Itali Roma vijon të shfaqë halucionacione të mëdha pasi këtë herë është mposhtur nga Udineze.