Sport

Reali 'bën ligjin', mposht Barcelonën dhe ka kreun! Liverpool poshtëron M.United në supersfidën e Premier League

24 Tetor 2021, 19:28| Përditesimi: 24 Tetor 2021, 20:22

  • Share

El Clasico e parë e sezonit në La Liga i ka takuar Real Madrid. Skuadra ‘galaktike’ ka mposhtur me rezultatin 1-2 katalansit, duke i treguar se do ta kenë thuajse të pamundur për të luftuar për titullin kampion.

Ndeshja në ‘Camp Noun’ e mbushur plot me tifozë u zhbllokua në minutën e 32 nga mbrojtësi Alaba, i cili vulosi edhe shifrat e pjesës së parë. Barcelona u përpoq të reagonte, por në minutën e 93 Lucas Vasquez vrau çdo shpresë të kalanasve, duke dyfishuar rezultatin. I vetmi detaj pozitiv për Barcelonën në këtë ndeshje ishte goli i Aguerro-s, i pari për argjentinasin në këtë sezon që vlejti vetëm për statistike në minutën e 97.

Më këtë fitore Real Madrid ngjitet në vendin e parë pas 9 me 20 pikë, po aq sa Sevillia e vendit të dytë.

Ndërkohë në Premier League Liverpool i ka shkaktuar një disfatë të turpshme Manchester United. Skuadra e Kloop ka fituar 0-5 në Old Traford, duke shkaktuar një zemërim të madh tek tifozët e ‘djajve’. Në Manchester shkëlqeu Mohamed Salah që realizoi ‘tripletë’, ndërsa dy golat e tjerë u realizuan nga Keita dhe Diego Jota.

Kjo humbje mund të jetë edhe ndeshja e fundit për trajnerin Solskjaer për të cilin edhe më herët është folur se mund të shkarkohet. Sa i takon Liverpool-it kjo fitore e ka ngjitur në vendin e dytë me 20 pikë, 1 më pak se Chelsea kryesues.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?