Futbollistët e Real Madrid duke festuar golat

Reali goleadë për kreun, vijojnë me fitore Liverpool, Chelsea dhe Bayern

2 Shtator 2018, 09:28| Përditesimi: 2 Shtator 2018, 09:43

  • Share

Real Madrid është thjesht fantastik në 3 javët e para të La Ligas. Los blancos mposhtën 4-1 Leganes në Bernabeu dhe siguruan fitoren e tretë në po kaq ndeshje duke kryesuar me pikë të plota. Gareth Bale i dha avantazhin madrilenëve ndërsa Leganes barazoi me penalltinë e Carillo. Në pjesën e dytë shpërthen Karim Benzema.Sulmuesi francez po kalon një superformë dhe realizon dygolëshin e dytë radhazi. Benzema tund rrjetën e miqve në minutat 50 dhe 60-të. Ndërsa kapiteni Sergio Ramos kthen në gol një penallti të fituar nga Asensio dhe Real mbyll llogaritë duke mposhtur 4-1 Leganes.

Humbje të rëndë ka pësuar Atletico Madrid që u mposht në Balaidos 2-0 nga Celta Vigo. Vendasit shënuan dy herë në fillimin e pjesës së dytë me Maxi Gomez dhe Iago Aspas për të siguruar tre pikët. Atletico që tani e sheh veten -5 pikë nga Reali kryesues.

Bayerni siguron fitoren e dytë radhazi në Bundesligë duke mposhtur në transfertë Stuttgart 3-0.

Skuadra e Bayern duke festuar

Goretzka shënoj që në pjesën e parë ndërsa në fraksionin e dytë shënuan edhe Leëandoëski dhe Muller. 6 pikë të plota ka skuadra e Niko Kovac në krye të klasifikimit së bashku me Wolfsburg.

Skuadra e Liverpool-it duke festuar golin

Liverpool dhe Chelsea në Premier League arrijnë fitoren e 4 në po kaq ndeshje dhe janë në kryesim të kampionatit.

Liverpool me golat e Mane dhe Firmino mposhti në transfertë Leicester 2-1 ndërsa Chelsea fitoi në “Stamford Bridge” 2-0 ndaj Bournmeouth. Manchester City u rikthye tek fitorja pasi mposhti në shtëpi Newcastle 2-1 me golat e Sterling dhe Walker.

Komento

Komente

  • Faik: 02/09/2018 09:55

    Po ai RONALDO i Rubentusit (Juventusit) ç'farë i ka ndodhur O Ando ?????!!!! Do jetë me FAT të madh Ronaldo në qoftëse do Shënoj 15 GOLA gjithë Sezonin! HAHAHA! Ando mos i dëgjo shumë Tifozët e SËMURË të Rubentusit , sepse do të marin më qafë me SKEDINAT ! Një IDJOT dje në një Pikë Bastesh vuri 3.000 €URO bast me Kofiçient 1.75 që shënon Cristiano Ronaldo GOL , dhe i humbi PARATË O Ando! Budallenjtë e Rubentusit (Juventusit) pretendojnë se Skuadra e tyre ishte si REALI i MADRIDIT , por i mungonte vetëm një Ronaldo !!!! HAHAHAHAHAHAH ! Juventus MERDA le të mari atë KAMPIONATIN , sepse edhe po Nuk ishin të ZOT që ta marin , ja DHUROJNË ALBITRAT si gjithmonë , sepse Juventus është KOZA NOSTRA , CAMORA dhe NDRAGHETA Mafioze! Sa për Champions , Juventus (Rubentus) do jetë me FAT të shkoj në GjysëmFinale, sepse me Kudradon , Matuidin , Sami Këllirën dhe atë Portierin Paçavure Sheznin , por edhe atë ZHAPIKUN Dibala , ta "SHPIFIN" FUTBOLLIN ! FUCK JUVENTUS (RUBENTUS) ! FORZA ROMA FORZA ROMA FORZA ROMA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?