Reali i Madridit shtanget në shtëpi, Girona i merr tre pikët dhe e dërgon në vendin e tretë

17 Shkurt 2019, 15:26| Përditesimi: 17 Shkurt 2019, 15:29

  • Share


Në “La Liga” Reali I Madridit është shtangur në “Bernabeu” nga Girona, pasi është mposhtur 1-2. “Mbretërorët” dhanë përshtypjen se do të ishte e thjeshtë, pasi në minutën e 25 kaluan në avantazh me Casemiron. 

Gjithsesi në pjesën e dytë miqtë përmbysën pritshmëritë fillimisht duke barazuar dhe më pas duke përmbysur rezultatin. Reagimi i Realit ishte I dobët dhe përveç humbjes, Solari në ndeshjen e ardhshme do të duhet të bëjë pa kapitenin Ramos që në fund të ndeshjes u mori kartonin e dytë të verdhë për lojë të rrëzikshme.

Pas 24 javësh kampionat Reali renditet në vendin e tretë me 45 pikë, 9 më pak se Barcelona kryesuese.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?