Reciprociteti për targat, takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

29 Janar 2022, 07:35| Përditesimi: 29 Janar 2022, 07:37

  • Share

Grupet e Punës të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për targat janë takuar sërish në Bruksel për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje.

Kjo është konfirmuar nga i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak që shkroi se diskutimet sollën më shumë qartësi ldihur me zgjedhjen e përhershme, njofton RTK.

“Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur në Bruksel për takimin e katërt të Grupit Punues për targat. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët që të vazhdojnë të punojnë për opsionet e mundshme deri në përfundim të afatit”, shkroi Lajçak

Çështja e targave rriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar, kur Prishtina zyrtare vendosi për reciprocitet në këtë çështje. Të dy vendet u dakorduan që të aplikohen ngjitëset deri në zgjidhjen e plotë të çështjes për të cilën po angazhohen këto grupe punuese.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?