Pak shqiptarë dinë që në Qeverinë e parë të Garibaldit në vitin e largët 1860, nga 6 Ministra 3 prej tyre ishin arbëreshë. Françesko Krispi, Luigji Gjura dhe Paskuale Skura. Pozicionet e tyre ishin të rëndësishme, siç ishte në tërësi kontributi i arbëreshëve përgjatë rilindjes italiane. Por sot dua të ndalem tek kontributi i Paskuale Skurës, i cili si Ministër i Drejtësisë, është shkruesi i tekstit të Referendumit të parë që u mbajt në 21 Tetor 1860 për bashkimin e krahinave të Siçilisë me Italinë. Teksti i referendumit kishte këtë tekst “Populli siçilian do Italinë një e të pandarë … ? Referendum ku fitoi Po-ja plebishitare. Italia u bashkua dhe referendumet vazhdojnë të jenë treguesi i shpirtit të saj të lirë dhe sovran, ku populli për çështje të rëndësisë kushtetuese dhe kombëtare thirret në referendum si vendimmarrësi dhe udhëheqësi i vërtetë i fateve të tij.
Pullë postare për Referendumin e parë
Aktualisht Referendumi që po mbahet në Itali është një referendum Kushtetues pasi prek dy nene te Kushtetutës, Ky Referendum do të shtrihet në dy ditë 20 dhe 21 Shtator 2020, ditën e parë nga ora 7.00 deri në 23.00 dhe ditën e dytë nga ora 7.00 deri në 15.00. Objekti i këtij Referendumi është pakësimi i numrit të parlamentarve nga 945 në 600 në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat. Nismëtare e këtij Referendumi është Lëvizja 5 Stele. Por ky Referendum ku mbështetësit politikë janë ndarë në dy kampe, për po dhe për jo, cuditërisht nk janë të ndarë sipas kaheve tradicionale të majtë dhe të djathtë por janë të përzierë sidomos në mënyrë ekstreme. Përkrah lëvizjes 5 Stele për të votuar pro shkurtimit të parlamentare është Partia e majtë e Zingaretit, e quajtur Partia Demokratike, është Lega, Partia e ekstremistit të djathtë Mateo Salvini, Partia tjetër e djathtë Fratelli d’Italia e udhëhequr nga pasionantja Giorgia Meloni.
Ndërkohë ata që bëjnë thirrje që të votohet Jo janë Ema Bonino me partinë e saj +Europa dhe Carlo Calenda me partinë e tij e quajtur Azione.
Një pozicion jo të qartë dhe jo konseguent kanë mbajtur Slvio Berluskoni dhe Mateo Renzi të cilët nën pretekstin që i japin liri partive të tyre të votojnë sipas dëshirës ndoshta fshehin të tjera qëllime dhe pritshmëri.
Fleta e votimit të referendumit aktual
Një nga figurat publike më të rëndësishme të Po-së është Marco Travaglio një figurë shumëdimensionale me një guru mediatike do e quaja, që tashmë rivalizon denjësisht mësuesin e tij Indro Montanelin. Mbrojtja e Po-së nga ana e Travaglios jo vetëm me Gazetën e tij Il Fatto Quotidiano por dhe me çdo dalje televizive dhe në rrjete sociale ka arritur të bëjë një advokaci ekselente me arsyetimin e tij për të mirat e shkurtimit të numrit të parlamentarëve në Dhomën e Deputetëve dhe Senatin Italian.
Personalisht jam mbështetëse në distancë e Po-së, si një shkundje, efikasitet dhe demokraci reale që do i bëj shumë punë situatës aktuale dhe kalbëzimit të klasës poltike italiane.
Por kjo e imja është thjesht një vëzhgim i trishtë i një shqiptareje që shikon me sy adhurues dhe kurioz sesi shumë pak tokës time ujërat e ndotura të moçalit lëvizin, dhe ai që i lëviz është populli.
Në Shqipëri prej vitit 2003 është e pamundur të bëhet një Referendum, Ligji për Referendumet sot e kësaj dite nuk është aprovuar nga kjo kastë politike, të cilës i intereson që këtë popull ta mbaj me ujë bukë dhe lot, jo me të drejta, e për më tepër me të drejta që vetë ai me Kushtetutë duhet ti aplikojë.
Ndryshohet Kushtetuta, Kodi, Ligjet, Sistemet Zgjedhore, Ligji Pensionevem Ligji Tatimeve, prishen Teatra e shkatërrohen hekurudha e Uzina, por populli është pasiv, është i pa përfshirë, i pa përfillur, ekstremisht i nëpërkëmbur, ekstremisht i dëshpëruar.
Ligji për Referendumet është një emergjencë kombëtare, është një intubim oksigjeni për demokracinë e shkalafitur shqiptare.
Bashkë me miq të nderuar kemi nisur një rrugëtim të mundimshëm për të cuar në Parlamentin butaforik shqiptar një Projekt Ligj për Referendumet, do arrijmë ose jo ne të paktën vazhdojmë ëndërrojmë, vazhdojmë lëvizim edhe pse ndjehemi siç thoshte arbëreshi tjetër i madh Antonio Gramshi.. Pesimistë me zgjuarsi dhe optimistë me vullnet…
Antonio Gramsci nuk ka qen arberesh o mjeshtra, ai vet e dinte sikur ishte arberesh dhe hiqej si i till (me gjith rrespektin qe kam per arbereshet dhe atdhetaret e mi) po studimet e pemes se tij gjeanologjike kan tregu t kunderten, ju siguroj per kte...
Përgjigjudo te beja nje korrigjim ne kete artikull: Giorgia Meloni nuk eshte "pasionare" por thjeshte raciste Ashtu sikurse dhe Salvini i Lega (Nord). te dy keta jane nder njerzit me percmues ndaj kominiteti shqiptare ne itali. Shqiptaret keta dy parti i kane perdorur si mish per top. Shpresoj, qe shqiptaret me dy shtetesi kurre mos votojne per keta katile rraciste.
PërgjigjuReferendumet jane shprehja me demokratike ku sicrani vendos per te drejtat e tij dhe rrenjoshen e nje demojracie sa me prane tij ,pa tutel politike .
Përgjigju