SPAK

Reforma në drejtësi po jep efekte edhe në interesin e SHBA-ve për të rritur investimet në vend

17 Janar, 11:21| Përditesimi: 17 Janar, 11:23

  • Share

Efektet e para të reformës në drejtësi nuk janë vetëm në shërbim të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në vend e rritjes së cilësi së drejtësisë, por edhe në rritje të investimeve dhe të interesit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë!

Duket qartë se interesi i SHBA-ve është në një rritje domethënëse tashmë e pritet të hapet për herë të parë edhe Universiteti Amerikan i Teknologjisë dhe kjo është bërë si një njoftim nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë!  Më në fund SHBA po rikthejnë besimin për investime dhe kjo është ajo çfarë i duhet vendit! Sigurisht investimet e tyre do të rrisin cilësinë e sipërmarrjes dhe të rritjes ekonomike. Modeli amerikan i sipërmarrjes është ai që nuk pranon oligarkët që e minojnë demokracinë dhe e cenojnë tregun e lirë.

Këto ditë  pritet të inaugurohet edhe Baza e Kuçovës pas një investimi prej 50 milion eurosh duke e rritur akoma më shumë sigurinë në vend! Ky investim është indicia më e mirë që falet interesit të SHBA-ve Sovraniteti i Shqipërisë po forcohet dhe nuk po cenohet ashtu siç kanë aluduar disa të tjerë për dy vjet duke propaganduar se po ndërhyhet në çështjet e brendshme! Sovranizmi pa dyshim që në ditët e sotme është populizëm dhe demagogji! Ndërvarësia ndërkombëtare dhe proceset në të cilat është përfshirë Shqipëria nënkupton lëshimin e një pjesë të sovranitetit tonë në të mirën e sigurisë tonë kombëtare dhe në forcimin e saj në arenën ndërkombëtare!

Prandaj, Shqipëria nuk humb asgjë nga intensifikimi i marrëdhënieve me Shba-të, por mund të ndjehet e privilegjuar për pozitën e saj strategjike që ka me partnerët! Shqipëria do të hap kapitujt për të avancuar anëtarësimin e saj të plotë në BE që nënkupton akoma më shumë lëshim të sovranitetit të saj ashtu siç kanë bërë vendet që e themeluan atë ose të tjerët që i janë bashkëngjitur më vonë!

Teoria e imperializmit anglo-amerikan që është kthyer në këto dy vite në diskursin e politikës shqiptare është e rrezikshme për vendin dhe ju shërben vetëm disave që interesat e tyre personale i kanë vendosur mbi interesat e shqiptarëve.

Aleanca me Shba-të është gjëja më e rëndësishme që për fat të mirë e ka Shqipëria duke pasur parasysh edhe faktin se siguria ndërkombëtare është kthyer në prioritetet e vendeve sovrane duke pasur parasysh ngjarjet që po ndodhin ose që mund të ndodhin në vazhdim!

Shqiptarët nuk humbin asgjë nga amerikanët, madje forcojnë demokracinë, rrisin ekonominë, forcojnë sigurinë e po ashtu e bëjnë me të fortë prestigjin ndërkombëtar të Shqipërisë në Rajon dhe me gjerë!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?