Enea Hoti, Drejtor i Përgjithshëm Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale, ka thënë se reforma e vitit 2015 rriti numrin e të punësuarve në bashki dhe uli borxhin e tyre.
Sipas tij para reformës ishin me gishtat e një dorë bashkitë, që mund të aplikonin për projektet e BE apo donatorëve të tjerë, sot të 61 bashkitë menaxhojnë projekte me fondet e donatorëve me BE. Agjencia për këtë ka rol të rëndësishëm.
“Para reformës ka pasur diku tek 20 000 punonjës. Flas këtu me shifrat e vitit 2015. Sot 31 000 punonjës të bashkive, Punonjës administrate, dhe janë ato që ofrojnë shërbime. Ky është numri më i madh sot i të punësuarve në bashki. 7% është rritur numri i punonjësve, falë dhe decentralizimit. Pra, shtimit të shërbimeve. 8000 punonjës që ishin të qeverisjes qendrore, që u alokuan pranë bashkive. 5 300 edukatorë sot, 700 më shumë se në vitin 2015, ku ishin 4 600 punonjës. Numri kopshteve i shtuar me 200. Zjarrfikësit që u kaluan bashkive, 750 punonjës u transferuan nga niveli qendror, sot që flasim kemi 1250 zjarrfikës që janë punësuar në nivel vendor, rreth 500, 157 mjete zjarrfikëse, ose 50 mjete më shumë se në 2015. Efikasiteti financiar: Borxhi që kishin bashkitë dhe komunat ishte diku te 12.7 mld lekë, sot që flasim është 6.5 mld lekë, pavarësisht se patëm pandemi dhe tërmet. U rritën parametrat mbi rritjen e të ardhurave nga mbledhja e të ardhurave apo investimeve në nivelin vendor”, ka thënë Hoti.
Lajmi kryesor:
‘Territorialja’, eksperti i MB: U rritën investimet, u ul borxhi! Të 61 bashkitë përthithin projektet e BE-së! PD: 3000 punësime elektorale, u shtuan patronazhistët
K.T.//ReportTv.al