2 ndërmjetësues për zgjedhoren, Basha: Për reformën tryezë gjithëpërfshirëse jashtëparlamentare...Edhe me Gjiknurin!

14 Janar 2020, 11:25| Përditesimi: 14 Janar 2020, 17:49

  • Share

TIRANË - Për opozitën e bashkuar, drafti përfundimtar për reformën zgjedhore duhet të dalë nga jashtë parlamentit, në një tryezë gjithëpërfshirëse me praninë e të gjitha forcave politike, por edhe të zërit qytetar përmes shoqërisë civile, prej nga të dalë një draft përfundimtar, i cili të miratohet me konsensus të plotë në Kuvend.

Takimi i kësaj të marte në selinë blu, i kryedemokratit Basha, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatëve, u finalizua me mandatin e dy "ndërmjetësuesve" për të arritur dakordësi me mazhorancën dhe opozitën e re parlamentare në këtë proces drejt një drafti të vetëm për zgjedhoren. Ata janë, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi, njohës i mirë i çështjeve zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për herë të parë u tërhoq nga kushti për përjashtimin nga ky proces të bashkëkryetarit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, kur tha se "Unë në emër të opozitës së bashkuar, ju informoj sot se kemi autorizuar dy përfaqësuesit tanë për të përsëritur qëndrimet tona prej Tetorit, për t’i kujtuar ata për përgjegjësitë që kanë dhe vonesat të cilat rrezikojnë jo vetëm thellimin e krizës politike dhe ekonomike për shqiptarët dhe bllokimin e integrimit, pala tjetër, unë nuk mund të flas për përgjegjshmërinë apo papërgjegjshmërinë e palës tjetër dhe se kë caktojnë ata për t’i përfaqësuar".

Qëndrimi i opozitës së bashkuar në këtë proces është i pandryshuar nga ajo se çfarë është rënë dakord  mes tyre prej muajit tetor: Gjithëpërfshirje në një tryezë jashtëparlamentare, transparencë dhe miratimi me konsensus në seancë plenare pa asnjë ndryshim i produktit të dakordësuar.

"Prej muajit tetor, Opozita e Bashkuar ka insistuar në një mekanizëm gjithëpërfshirës dhe transparent për të përfunduar Reformën Zgjedhore që i paraprin procesit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ky tashmë është edhe një kusht i patejkalueshëm i parlamentit gjerman dhe i Bundestagut. Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur si shenjë e mungesës së vullnetit nga pala tjetër.  E para, krijimin e një mekanizmi gjithpërfshirës dhe transparent, me pjesëmarrjen e forcave politike dhe mundësinë dhe aksesin e çdo faktori tjetër shoqëror, qytetar dhe grupeve të interesit. Së dyti, miratimin me konsensus jashtë parlamentit dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore të çdo propozimi për Reformën Zgjedhore. Së treti, kalimin e çdo aspekti të miratuar me konsensus pa asnjë ndryshim në seancën plenare", u shpreh kryetari i PD-së.

Për liderin  demokrat, miratimi sa më shpejt i reformës zgjedhore me konsensus është zgjidhja për daljen nga kriza politike. Por me kushtin, që reforma zgjedhore të zbatohet për herë të parë në zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat sipas Bashës, duhet të mbahen në të njëjtën datë me ato lokale.

"Zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet lokale, me një Kod Zgjedhor që adreson problemet e shitblerjes së votës, kërcënimit të votuesve, presionit ndaj administratës zgjedhore, depolitizimit të Policisë të Policisë së Shtetit, infrastrukturës zgjedhore, kartave të identitetit, regjistri i gjendjes civile, regjistri i adresave, lirisë së meas, dhunimit apo mosdhunimit të sekretit të votës, dhe një isntrument politik që garanton vullnetin politik për të zbatuar çdo ligj ekzistues ap që do të ndryshohet me të gjitha forcat politike, me transparencë dhe gjithpërfshirje qytetare", tha Basha.

Për shefin e opozitës joparlamentare, sistemi nuk është problemi i proceseve zgjedhore në Shqipëri, megjithatë, në mesin e kërkesave të opozitës së re parlamentare për sistem me lista të hapura, dhe deri diku edhe të aleatëve të tij, Basha thotë se duhet të jenë shqiptarët ata që vendosin.

"Mbetemi të hapur për të diskutuar në mënyrë gjithpërfshirëse dhe transparente me të gjithë qytetarët shqiptarë çfarëdo sistemi ata dëshirojnë të aplikojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por praktika e shtatë viteve të fundit ka treguar qartë se problemi kryesor i zgjedhjeve shqiptare ka qenë shitblerja e votës, përdorimi i parave të pista, bashkëpunimi me krimin dhe mosndëshkimi i krimeve elektorale. Ndaj përgjegjësia jonë para shqiptarëve, është të mos u hedhim hi syve, se me një palë këpucë të tjera do të shkojmë në drejtim tjetër, por së bashku me këto ndryshime esenciale dhe vullnetit politik për t’i zbatuar, t’u japim shqiptarëve mundësinë të shprehen për cilindo sistem zgjedhor që ata dëshirojnë",  tha Basha.

Tre kërkesat e opozitës jashtëparlamentare

Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike

Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike

Petrit Vasili dhe Monika Kryemadhi sot te selia e PD

Dashamir Shehi sot te selia e PD

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pyka: 14/01/2020 14:54

    Hahahahihi pinoku u rrit,pinoku i vogjël doli....asht ba burrë tash,kena me e besu....haha!Shiqo,baj të fala piktorit...

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/01/2020 14:28

    Ore keta tallen me popull bagtine.. Ç pune ka thuthuqja paloqe qe rri mbrapa fotos si mi halesh në të njejten kohe ka djegur gjoja mandatin?! Përse duhet dikush qe ka djegur mandatin të rrije aty ku flet kryetari i partise.?! A ka ndonje pergjigje për kete?

    Përgjigju
  • Sa mire Ju behet shumices se popullit..: 14/01/2020 14:00

    Keshtu e kane merituar edhe ne Diktature keshtu e meritojne edhe tani delet..qe Ju shkojne nga mbrapa ketyre krimineleve ..

    Përgjigju
  • edi: 14/01/2020 11:43

    Fallxhorja e Kombit shkon lart e poshte Akoma SPAK ,u lejon ketyre krokodileve qe qajne per Kombin e Shqipetaret se u zbras vendi Emigracioni eshte shfaqur ne shekuj ne tere Boten ,ketyre banditeve qe e vodhen Kombin e Shqipetaret u duket e pa drejte Aresyeja se e kishin dhe sic shihet e kane shume kollaj me fjalet e e magjistares qe te fillojne e ti vjellin serish Shqipetaret Natyrisht ne Qeverine Berisha per 8 vite ka qene nje vjedhje spektakolare ne Shqiperi nga Plaku pusht Berisha ,Komunisti president Meta ,dhe Lulushi si nje lojtar rezerve qe nderroi shume poste dhe u bene milionere Aresyeja pse thirrin per Shqipetaret se keto Filo-Komuniste per gati 80 vite e dine berthamen si ti vjedhin dhe ti fusin ne lufte kunder njeri-tjetrit Shqipetaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?