TIRANË- Ndonëse u desh kohë e gjatë për të arritur dakordësinë, palët politike në tryezën e zgjedhores nuk kanë arritur qëllimin e ndërkombëtarëve. Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume, i cili ka ndjekur nga afër diskutimet e palëve si ekspert i tryezës thotë se partitë kurrsesi nuk duhet ta shesin këtë draft si zgjidhje pasi nuk janë plotësuar rekomandimet e OSBE.
“Nëse do t'i referohemi asaj çfarë kërkonte OSBE referuar administratës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zgjidhja e propozuar dhe dakordësia e arritur nuk plotëson këto rekomandim. Nuk ka pse të shitet si një zgjidhje që ka plotësuar rekomandimin, por është një zgjidhje që në mekanizmin që të ketë një KQZ që mund të jetë më imune nga presioni politik”, u shpreh Kume.
Formula e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve parashikon një rikthim të ish-anëtarëve dhe funksionarëve të KQZ. Si ish kreu i këtij institucioni, Kume tregon se rikthimi i tij do të varet nga ajo cfarë do marrë përsipër për të bërë pasi sipas tij, anëtarët e KQZ-së së re do jenë në trysni të madhe politike.
“Ju më referoheni dhe mua, por ky është problem që mbetet për tu trajtuar, koha do të na tregojë. Duhet matur sa energji kemi dhe çfarë gjë do të merret përsipër për tu bërë. Mos harrojmë që ky institucion veçanërisht në pjesën e parë të periudhës kohore, do të ndodhet në kushtet e një pune intensive, me përgjegjësi dhe ku nuk kanë për të munguar as presionet politike gjë që nuk është aq e thjeshtë për tu përballuar nga kushdo”, tha Kume.
Sa i përket votës së emigrantëve, Kume e sheh si sinjal pozitiv faktin që është future në axhendën e diskutimeve.
”KQZ-së do i duhet të fillojë menjëherë nga puna. Nuk është se ka probleme të papërballueshme në aspektin adminsitrativ dhe procedurial por është e domosdoshme që menjëherë pas miratimit të Kodit Zgjedhor duhet të nisë një fushatë informimi që shqiptarët jashtë vendit të dinë sit ë votojnë nga jashtë vendit dhe të jenë të regjistruar në regjistrin e gjendjes civile”, përfundoi Kume.
edhe ti o plak ke gjys shekulli qe na çan trapin si llango i sali mullahut
Përgjigju