'Zgjedhorja', Mediu: Duhet të ishim ulur më parë në tryezë! Basha në SHBA? Sa herë është e nevojshme (VIDEO)

14 Shkurt 2020, 19:09| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 20:02

  • Share

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se Reforma Zgjedhore është parësore që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhor fillimisht 'lidhet me çështje Kushtetuese që duhet të diskutohen në një Kuvend legjitim' dhe ai që është sot sipas Mediut 'është i pavlerë'. Megjithatë ish deputeti Mediu sqaroi se me propozimet e opozitës është krijuar mundësia që brenda këtij sistemi aktual të gjenden mënyra që 'çdo subjekt politik të marrë votat e veta'. Cilësimi i Kuvendit si ilegjitim, Mediu tha se 'kjo nuk ka të bëjë më opozitën parlamentare, por me mënyrën e ndërtimit të Kuvendit, përmes njerëzve të inkriminuar dhe të ardhur aty me vota të blera.' Sa për votimin e reformës zgjedhore në Kuvend, Mediu tha se është siguruar me marrëveshje mes palëve se ' reforma e miratuar në tryezë do të bëhet përmes noterizimit, dhe në Kuvend thjeshtë do të votohet pa ndryshuar asgjë'.

Në lidhje me uljen e palëve në tryezën për Reformën Zgjedhore, Mediu tha në studion e Report Tv se faktori ndërkombëtar ka luajtur rolin e saj për bindjen e opozitës, ndërsa përsërit qëndrimin e tij se opozita nuk duhej të largohej nga institucionet dhe se ulja në tryezën e dialogu duhej bërë shumë kohë më parë.

'Opozita nuk duhet të kishte lënë asnjë institucion në interes të qytetarëve dhe asnjë tryezë ku diskutohet dhe vendoset e ardhmja e tyre. Faktori ndërkombëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm për uljen e palëve në tryeze, megjithatë një gjë është vërtetuar në sytë e tyre, se zgjedhjet e lira dhe mirëfunksionimi i institucioneve në vend ka dështuar. Sigurisht që opozita mund të kishte bërë shumë më mirë. Për mua ka rëndësi produkti dhe ndërkombëtarët kanë qenë pjesë e negociatave për uljen në tryeze' u shpreh Mediu.

Në lidhje me 'vizitat e rralla' të kreut të PD-së, Lulzim Basha në SHBA, Mediu tha se 'Basha shkon atje sa herë që e shikon që është e nevojshme. Ndërsa vajtja e tij atje është e përvitshme ku merr pjesë në Mëngjesin e Lutjeve dhe disa aktiviteteve të tjera që organizon atje, ku Basha nuk është i pranishëm.'

I.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tosi: 15/02/2020 09:54

    Prape do te vije ne kuvend ky Fatmir Gerdeci, ik ore vrases se na ke lodhur ne ekran, i shkofsh prapa Nafije dybekut dhe Kejdi dhembcakalles se leshelise

    Përgjigju
  • Tirana: 14/02/2020 22:13

    Mos ka ndonj keqkuptim ketu se mediu nuk eshte

    Përgjigju
  • Hahaha Mediu !: 14/02/2020 21:58

    Hemer te mjere Njerez ,ke therisni ne Interviste ketij i ka hyre frika ne palc..

    Përgjigju
  • Sam: 14/02/2020 20:25

    Mediu e te tjere i kane duart dhe fytyren te lyera me gjak nga viktimat e Gerdecit dhe nqs objekti i SPAK nuk eshte edhe per tere politikanet (pa perjashtim kush ka qene deputet e lart) kjo eshte vetem genjeshter per popullin dhe indinjate ekstreme!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?