Refuzoi të luante me Izraelin, Argjentina ka frikë mos përjashtohet nga Botërori

7 Qershor 2018, 15:41| Përditesimi: 7 Qershor 2018, 21:30

  • Share


“Duan të në nxjerrin jashtë Botërorit”. Është ky alarmi që vjen nga Argjentina, ku “Ole” u referohet zhvillimeve të fundit, pas ndeshjes së anuluar me Izraelin.

Ekziston frika se ai vendim mund t’i kushtojë shumë skuadrës së Messit me shokë. Sipas të përditshmes argjentinase, përfaqësuesit e “COMTEC”, që kishte organizuar ndeshjen në fjalë, janë gati të nisen për në Zyrih, me qëllimin për t’i kërkuar FIFA-s përjashtimin e Argjentinës nga Botërori i Rusisë. 

Arsyeja? Anulimi i miqësores me Izraelin. Sipas shoqërisë që kishte marrë përsipër organizimin e miqësores, në këtë rast kemi të bëjmë me një “diskriminim fetar”. Këtë çështje po e ndjekin nga afër avokatët tashmë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?