Portieri i Chelsea, Kepa

Refuzoi të zëvendësohej, ja sa e ka gjobitur Chelsea portierin Kepa

26 Shkurt 2019, 12:25| Përditesimi: 26 Shkurt 2019, 12:28

  • Share

Paga e një jave për bamirësi. Kjo është gjoba që i ka vënë Chelsea portierit Kepa Arrizabalaga që refuzoi të zëvendësohej në minutat e fundit të ndeshjes finale të Kupës së Ligës kundër Manchester Cityt. Portieri spanjoll refuzoi të zëvendësohej duke tërbuar edhe trajnerin e tij Maurizio Sarri. Gjoba prej 220 mijë eurosh që përkon me pagën e një jave për Kepan do të shkojë për fondacionin e klubit.

Kepa ka kërkuar falje duke deklaruar :” Bëra një gabim të madh në mënyrën  si e menaxhova situatën. Do mësoj nga ky episod dhe do të pranoj çdo vendim të klubit “ sqaroi 24 vjeçari spanjoll. Ndërsa trajneri Sarri ka shtuar :” Më ka kërkuar falje mua ,shokëve të skuadrës dhe klubit”. Të mërkurrën për blutë e Londrës dhe trajnerin Sarri është një tjetër ndeshje delicate kundër Tottenhamit në kampionat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?