Qëndrimi kundër vaksinës dhe infektimi së fundmi me COVID i ka kushtuar jo pak yllit të Bayern Mynchen dhe Gjermanisë Joshua Kimmich.
Të enjten ky i fundit rezultoi pozitiv dhe në tilla raste do të duhet të qëndrojë i izoluar për disa ditë duke humbur kështu stërvitjen dhe ndeshjet me Bayern. Për këtë arsye, por indirekt edhe për faktin e mos vaksinimit, klubi gjerman ka vendosur t’i mbajë pagën që sipas mediave gjermane kap një shifër prej 768 mijë eurosh.
Kimmich e ka bërë të qartë gjithmonë se nuk e mohon pandeminë, por vë në dyshim rëndësinë e vaksinimit dhe ka frikë nga efektet anësore të mundshme të saj në periudhën afatgjatë.
Përveç Kimmich futbollistët e tjerë të Bayern-it të pavaksinuar janë (Choupo-Moting, Cuisance, Gnabry dhe Musiala.