Foto ilustruese

Bota

Regjistrohen 3 raste infektimesh, Shanghai pezullon fluturimet dhe mbyll shkollat, vijojnë politikat ‘Zero-COVID’

26 Nëntor 2021, 11:04| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 11:05

  • Share

KINË- Qindra fluturime u anuluan, shkollat u mbyllën dhe grupet turistike u ndaluan, pasi ditën e sotme janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19 në Shanghai, ku në mënyrë strikte po vijojnë politikat “zero-covid” për mposhtjen e pandemisë.

Tre rastet pozitive janë tre miq, të cilët kishin udhëtuar në qytetin e afërt Suzhou së bashku javën e kaluar, ndërsa siç kanë theksuar autoritetet  ishin plotësisht të vaksinuar.

“Strategjia ‘zero-covid’ ka qenë shumë efektive, kështu që kjo nuk do të ndryshojë”, tha Zhang Ëenhong, kreu i grupit të ekspertëve të parandalimit të Covid në Shanghai.

Pekini ka arritur të kontrollojë përhapjen e koronavirusit brenda kufijve të tij përmes kufizimeve të udhëtimit dhe bllokimeve, por muajt e fundit për shkak të “shpërthimit” është vënë në provë strategjia e mostolerancës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?