Rehabilitohet blloku i banimit te zona e ‘Treshit’, Veliaj: Edhe në periferi investime si në qendër të Tiranës

3 Dhjetor, 14:05| Përditesimi: 3 Dhjetor, 16:26

  • Share

Blloku i banimit në hyrje të Tiranës, që njihet ndryshe si “lagjja e Treshit”, po rehabilitohet. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj theksoi se investimet po fokusohen si në qendër ashtu edhe në lagjet periferike.

“Fakti që jemi duke punuar në të gjithë Tiranën, nga lagjja e fundit e “Freskut” te lagjja e fundit e “Treshit”, në lagjen e fundit të “Kombinatit” dhe lagjet periferike të zonave rurale, do të thotë se jemi shtrirë cep më cep.

Më në fund nuk kemi vetëm legalizim, kemi edhe urbanizim. Tani mund të themi që vërtet jetojmë në Tiranë, ku i kemi të dyja këto, edhe letrat e shtëpisë, edhe kushtet si në Tiranë.

Ai theksoi se kjo zonë do të prekë edhe urbanizimin me kushtet si në Tiranë, ndërsa kërkoi mobilizim për të përfunduar punën para Vitit të Ri.  

“Më në fund nuk kemi vetëm legalizim, kemi edhe urbanizim. Tani mund të themi që vërtet jetojmë në Tiranë, ku i kemi të dyja këto, edhe letrat e shtëpisë, edhe kushtet si në Tiranë. Ju jam shumë mirënjohës! Nëse do shfrytëzojmë maksimalisht ditët e festave, që ta kryejmë këtë për Vitin e Ri, kur thonë tironsit ‘që të na gjejë Viti i Ri, me rrugë të reja, me energji të reja’, do ishte e jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Blloku i banimit që i nënshtruar punimeve për rikualifikimin e plotë të saj kufizohet nga rrugët “Mersim Jakupi”, “17 Nëntori”, “Gjergj Mehmeti”,  “Spartak Deliu”, “Besnik Hidri”, “Princ Vidi” dhe “Nikolla Ivanaj”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?