Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë të premte me raundin e dhjetë. Në 14:00 u zhvilluan dy duele, ku spikat fitorja 4-0 e Bylisit ndaj Teutës. Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Dinamo barazuan 1-1.
Në "Adush Muça" Bylis ia doli të mposhtte thellë 4-0 Teutën. Ky sukses bën që Nevil Dede të sigurojë fitoren e parë në stolin e ballshiotëve. Ndeshja nisi me gol, ku pas vetëm katër minutash ishte Marin Abazaj që u tregua i saktë nga penalltia për golin e parë. Më pas Berko në pjesën e parë dhe më pas Ruçi dhe Gjata i dërguan shifrat në 4-0. Bylis gjen kështu fitore e dytë sezonale dhe shkon në kuotën e tetë pikëve për vendin e parafundit.
Në stadiumin e Rrogozhinës paqe mes Egnatias dhe Dinamos. Kampionët e Shqipërisë barazuan 1-1 kundër Dinamos së Ilir Dajës. Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë dhe nga penalltia. Regi Lushkja kaloi në epërsi Egnatian pas 19 minutash, para se Dejvi Bregu të barazonte në të 39 minutë. Për t'u theksuar se vendasit për 37 minuta luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Albano Aleksit. Tanimë të dyja skuadrat ngjiten në kuotën e 16 pikëve, aq sa ka edhe Partizani kryesues që të shtunën në 19:30 luan kundër Vllaznisë në Shkodër.
Superliga shqiptare e futbollit, java 10-të:
E premte, 25 tetor 2024 - 14:00
Bylis 4-0 Teuta
Egnatia 1-1 Dinamo
E shtunë, 26 tetor 2024
17:00 AF Elbasani - Skënderbeu
17:00 Tirana - Laçi (luhet në Korçë)
19:30 Vllaznia - Partizani
Renditja: