Shqipëria humbet një pozicion në FIFA, Kosova fiton 5 për muajin tetor

24 Tetor 2019, 10:55| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 11:15

  • Share

Shqipëria humbet një pozicion në FIFA. Në renditjen e përmuajshme të FIFA-s të publikuar këtë të enjte Kombëtarja pozicionohet në vendin e 65-të duke zbritur me një vend nga muaji i kaluar. Shqipëria gjatë muajit tetor zhvilloi dy ndeshje ku humbi në Turqi dhe fitoi 4-0 në Moldavi. Këto dy takime por edhe ndeshjet e ekipeve të tjera kanë ndikuar në këtë pozicionim. Turqia ka fituar 4 pozicione dhe renditet e 32-ta ndërsa Andorra rivali i radhës mban vendin e 136-të dhe Franca vijon të jetë e dyta në FIFA.

Ndërkaq Kosova vijon të fitojë pozicione në FIFA. Dardanët për muajin tetor pozicionohen në vendin e 114-të duke fituar 5 vende krahasuar me muajin e kaluar. Këtë muaj Kosova i ka fituar të dyja ndeshjet miqësoren dhe ndeshjen zyrtare me Malin e Zi. Ky është pozicionimi më i mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova.
Belgjika e kryeson renditjen e FIFA-s për muajin tetor e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?